Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Si Bullgaria do të përcjellë vitin e vjetër

Foto: arkiv

Herën e njëzetë me radhë banorët dhe miqtë e Sofjes do të mblidhen në qendrën e kryeqytetit në sheshin “Princ Aleksandër I” ku do të jetë koncerti tradicional festiv me rastin e Vitit të Ri “Skena nën yjet”. Edhe në qytetin Varnë banorët do të mblidhen në sheshin qendror ku do të vështrojnë një spektakël me drita, ndërsa Ansambli Folklorik “Varna” do të prezantojë një program. Katër orë para fillimit të Vitit të Ri Opera Shtetërore në qytetin Stara Zagora do të pretë publikun me “Dolli të Vitit të Ri në Opera”. Në pult do të qëndrojë  dirigjenti serb Dejan Saviç. Miq special të koncertit janë këngëtarja operistike serbe Ivana Allbreht dhe këngëtari bullgar xhaz Vasill Petrov. Në qytetin Burgas trapezë për Vitin e Ri do të rregullohet për njerëzit pa strehë. Të pastrehuarit do të marrin dhurata nga kryetari i bashkisë Dimitër Nikollov, i cili sipas traditës frekuenton shtëpinë e të pastrehuarve në orët e para të Vitit të Ri. 



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bëjnë thirrje për t'iu bashkuar valës ballkanike të bojkotit tregtar

Federata e Konsumatorëve në Bullgari, lëvizja “Sistemi po na vret” dhe Sindikatat e Bashkuara të Pensionistëve shpallën bojkot kundër çmimeve të larta në zinxhirët ushqimorë, sipas shembullit të kroatëve, të enjten më 13 shkurt. Gjithashtu u bë thirrje..

botuar më 25-02-05 9.01.PD

“The Economist” do të zhvillojë një forum kushtuar ekonomisë bullgare

Revista “The Economist” mban sot në Sofje një forum kushtuar zhvillimit të ekonomisë bullgare. Aktiviteti mbledh së bashku përfaqësues të institucioneve shtetërore, të biznesit dhe sektorit bankar, si dhe diplomatë. Mysafir nderi dhe folës në forum do të..

botuar më 25-02-05 6.05.PD

Parashikimi i motit për 5 shkurtin 2025

Ditën e mërkurë vranësira do të jetë e ndjeshme në pjesën më të madhe të vendit, me ndërprerje të përkohshme para mesditës mbi Bullgarinë Perëndimore. Vende-vende në Bullgarinë Lindore dhe në zonat malore do të bjerë borë të dobët. Do të fryjë erë..

botuar më 25-02-04 7.35.MD