Në fund të vitit 2019 Radio Bullgaria kërkoi qëndrimin e ministrit të mbrojtjes dhe zëvendës kryeministër të sigurisë Krasimir Karakaçanov për ndryshimet që filluan në Ushtrinë Bullgare dhe për sigurinë rajonale të Ballkanit. Procesin e ndryshimeve ministri e caktoi ashtu:
Atë që nuk u bë që prej 30 vitesh, për shembull projektet për modernizimin e forcave të armatosura, për meremetimin dhe modernizimin e teknikes ekzistuese, për shtimin e të ardhurve të ushtarakëve, arritëm ta realizojnë në periudhën e viteve 2018 – 2019. Sivjet u dukën edhe rezultatet, arritëm të nënshkruajmë një kontratë, që të marrim 8 gjuajtësit e parë modernë F 16 block 70. Tashmë kemi oferta për modernizimin e ushtrisë së këmbësorëve me makinën e re dhe të flotës ushtarako-detare me dy anije. Shpresoj që vitin e ardhshëm të përfundojmë edhe me këtë pjesë nga modernizimi i ushtrisë bullgare.
Projekti për modernizimin – vazhdon ministër Karakaçanov – përfshin marrjen e një skuadriljeje nga 16 gjuajtës. Realizuam pjesën e parë me 8 gjuajtës, të cilët duhet të jenë në Bullgari deri në vitet 2023-24. Brenda kësaj periudhe duhet të përgatitet etapa e dytë për marrjen e 8 aeroplanëve të tjerë. E vëmë bazën dhe shpresoj, që kushtet në të cilat do të arrijmë kontratën tjetër do të jenë më të mira. Pas 3-4 vitesh ky aeroplan do të shfrytëzohet në masë, sepse përveç Bullgarisë dhe Sllovakisë, të cilët arritën kontrata për F 16 block 70 edhe Rumania shfaq interes. Kroacia zhvillon bisedime, Greqia gjithashtu ka ndërmend të modernizojë aeroplanët ekzistues deri në nivelin block 70. U arritën kontrata edhe në Azi. Domethënë ky aeroplan do të jetë në treg dhe do të prodhohet në masë dhe çmimi i tij do të jetë më i ulët.
Shoqëria bullgare sikur nuk shfaq interes të madh ndaj temës së mbrojtës?
Nuk mendoj ashtu. Shoqëria kupton mirë dhe idenë për rivendosjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak e përkrahin 72 për qind nga bullgarët. Ndërsa 81 për qind e përkrahin idenë për rivendosjen e trupave të punës, në të cilat pjesa analfabete e shoqërisë, e cila nuk punon, të bëhet më e disiplinuar dhe të përvetësojë një profesion. Shoqëria e ka të qartë, se situata rreth Bullgarisë nuk është aq e mirë se sa disa përpiqen ta prezantojnë. Konfliktet në Siri, si dhe në Irak vazhdojnë. Tensioni midis Turqisë dhe Greqisë po rritet. Në vet Turqinë, e cila është fqinja jonë jugore ka 3 milion emigrantë ilegalë të cilët në një moment mund të nisin drejt kufijve tona. Në Bosnjë e Hercegovinë mbretëron një paqëndrueshmëri reale. Tensioni midis Kosovës dhe Serbisë është një gjë reale. Në rajonin e Detit të Zi tensioni Ukrainë-Rusi gjithashtu është fakt, njerëzit shikojnë se bota nuk është më e sigurte se sa ishte para 10 ose para 20 vitesh. Dhe shoqëria kupton, se kemi nevojë për ushtri. Megjithëqë kushton para modernizimi i ushtrisë që po realizojmë, i gëzon përkrahjes së shoqërisë. Dhe problemi është te ata politikanë, të cilët brenda 20-25 viteve të fundit i shpjeguan shtetasit bullgarë, se kur do të hyjmë në BE, ndonjëri do të na japë para me të cilat do të jetojmë mirë. Ose kur do të hyjmë në NATO ndonjëri tjetër do të ketë detyrën të na mbrojë. U hoq rekrutimi, gjë të cilën nuk e bënë as Greqia, as Turqia si anëtare të NATO-së. Edhe shtetet skandinave si Finlanda, Norvegjia dhe Suedia rivendosën shërbimin ushtarak, ndërsa Danimarka kurrë nuk e ka hequr – tha në përfundim ministri i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov.
Ndiqni sajtin e Radio Bullgarisë për të lexuar pjesën e dytë të intervistës me ministrin e mbrojtjes Krasimir Karakaçanov, kushtuar problemeve në Ballkan, para të cilëve do të qëndrojmë edhe gjatë vitit të ri 2020.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..
Për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zgjedh sërish përfaqësues të popullit. Ashtu si në votimin e fundit në qershor të këtij viti, pjesëmarrja në votime është e ulët. Sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë në qendër të Sofjes,..
Personat me aftësi të kufizuara në Bullgari përballen me shumë vështirësi në jetën e tyre. Por përveç pengesave thjesht fizike, ka edhe pengesa në nivelin e aksesit në informacion dhe shërbimeve administrative. Edhe në ditën e zgjedhjeve, kur të gjithë..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në..