Një platformë online do të zbulojë mënyrën e vjetër të jetesës në qytetin Dupnica dhe në rajon. Platforma është pjesë e programit për bashkëpunim transkufitar midis qytetit bullgar Dupnica dhe bashkisë Kumanova në Maqedoninë e Veriut. Bashkë me projektin virtual do të krijohet një galeri, një depo dhe një laborator për ruajtjen dhe restaurimin e tablove dhe sendeve të çmueshme. Çdo njeri i interesuar i cili shfrytëzon internetin do të jetë në gjendje të publikojë në këtë platformë arkiva, fotografi ose dokumente për mënyrën e vjetër të jetesës dhe për historinë e rajonit. 500 mijë euro janë mjetet e caktuara për realizimin e këtij projekti të përbashkët, ndërsa afati i fundit është 13 korriku i vitit 2021.
Ministri i kulturës Najden Todorov nderoi Prof. Ljudmill Vagalinski me certifikatën “Mbrojtës të Trashëgimisë”. Arkeologu dallohet për zbulimet e rëndësishme në qytetin antik Herakleja Sintika. Ministri deklaroi se gërmimet e Prof. Vagalinski..
Me shtëpitë e tij të vjetra me çati me tjegulla, rrugicat e pjerrëta të cilat gjarpërojnë gjer në shpatet e malit dhe muret prej guri që ruajnë sekretet shekullore, Kovaçevica është një nga fshatrat më të bukur dhe më romantik bullgar . Nuk ka..
Në ditët e sotme, në portin e Pomorie ankorohen kryesisht jahte, dhe varkat e vjetra të peshkimit prej druri janë zëvendësuar nga anije moderne të pajisura me motorë të fuqishëm. Jetesa tradicionale e qytetit tonë të Detit të Zi, e lidhur me peshkimin,..