Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria do të marrë 20 për qind prej terminalit të gazit në Aleksandrupolis

Foto: EPA/BGNES

Qeveria vendosi që “Bulgratransgaz” të marrë 20 për qind të kapitalit të kompanisë së gazit “Gaztrade”, e cila ndërton terminalin për gaz të lëngëzuar afër Aleksandrupolisit në Greqi. Pjesëmarrja bullgare është krejtësisht në përputhje me strategjinë energjetike dhe është realizuar një hap përpara për realizimin e qendrës së gazit “Ballkan”, në thelbin e së cilës janë vendosja e një tregu transparent dhe të sigurt të gazit natyror, shënohet në motivet për vendimin. Bullgaria rezervon për periudhën nga 3 deri në 5 vjet blerjen e 500 mln metrave gaz kubikë nga terminali, por jo më pak se 300 mln metra kubikë në vit. Furnizuesit kryesorë të lëndës së parë në Aleksandrupolis do të jenë kompani nga SHBA-ja dhe Katari.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Panairi Ndërkombëtar i Plovdivit pret konferencën e BE-së për sigurinë ushqimore

Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..

botuar më 25-02-21 9.47.PD

Parashikimi i motit për 21 shkurtin

Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...

botuar më 25-02-20 6.15.MD

Një kompani ushtarake nga Haskovo niset për një mision paqeruajtës në Kosovë

Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..

botuar më 25-02-20 3.53.MD