Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Riti “Surva” ekziston, por Festival “Surva” sivjet nuk do të ketë

Në më se 50 fshatra të qytetit Pernik do të ndezin zjarret e ritit “Surva”

“Surva” është një rit i burrave të maskuar të quajtur “kukeri”. Ai është karakteristik për natën e 13 janarit duke u gdhirë 14, kur shënohet Viti i Ri popullor. Riti “Surva” që prej kohe u zmadhua në një Festival Ndërkombëtar të Lojërave me Maska dhe u kthye në një nga festat dimërore me popullaritet më të madh. Padyshim ky festival përbën edhe një ilustrim të mrekullueshëm të lidhjes së pathyeshme midis traditës dhe tendencave moderne.

Për festivalin, që zhvillohet çdo vit të premten, të shtunën dhe të dielën e fundit të janarit në qytetin Pernik vijnë mijëra pjesëmarrës. Riti “Surva” është pjesë e kalendarit festiv folklorik në fshatrat e pesë nga gjashtë bashkitë me qendër administrative qytetin Pernik. Për më tepër se ky rit është shkak që këtu të kthehen të lindurit aty për të takuar të afërmit dhe për të marrë pjesë në këtë rit të lashtë.

“Surva” vjen për të treguar se si nga kaosi lindet rendi, se si nga rinia kalohet te adoleshenca. Burrat e maskuar “kukeri” vallëzojnë dhe rrethojnë vendbanimet shtëpi më shtëpi me qellim të mbrojnë shtëpitë nga sëmundje, arat nga shterpësia, shpirti nga demonët dhe nga të gjitha të këqijat, rrënjët farefisnore nga harresa. Në vitin 2015 UNESKO-ja e përfshiu këtë rit në Listën e  Ruajtjes së Trashëgimisë Jomateriale Kulturore të Njerëzimit.

Bullgari njerëzit megjithë vështirësitë bëjnë përpjekje për të ruajtur traditat – është e bindur Ivanka Vasileva kryeeksperte në degën “Kulturë” të Bashkisë së qytetit Pernik. – Surva zë një vend të rëndësishëm në jetën e fshatrave në rajonin e qytetit dhe është një festë në të vërtetë popullore. Përgatitja fillon që në shtator. Dihet se sipas traditës çdo pjesëmarrës vet e bënë kostumin dhe maskën. Më 13 janar pastrohen zilet kështu që mbarë fshati të dëgjojë tringëllimën e tyre. Mbrëmjen kur burrat e maskuar – kukeri, hidhen vallen e tyre rituale rreth zjarrit të ndezur tingulli i zileve përhapet dhe dëgjohet larg e larg edhe në fshatrat fqinje.


Sivjet në më se 50 fshatra do të ndizen zjarre me rastin e festës Surva. Kjo ditë bota sikur ndryshohet dhe kthehemi prapa përmes shekujve. Më e fortë është ndjenja në shesh ku ndizen zjarre të mëdha përreth të cilave mblidhen burrat me maskat e tyre të tmerrshme dhe të çuditshme. Personazhet e detyrueshme të ritit janë dhëndri, prifti, kumbari, zbutësi ariu. Një mrekulli janë fëmijët e veshur me petka popullore disa prej të cilëve gjithashtu me maska.

Edicioni i sivjetshëm i 29-të i Festivalit Ndërkombëtar të Lojërave të Maskuara, që duhej të zhvillohej nga 24 deri më 26 janar u shty për shkak të krizës me ujin në qytetin Pernik. Në këtë situatë ky ishte vendimi më i arsyeshëm, megjithëqë si organizatorët ashtu edhe pjesëmarrësit janë të dëshpëruar.

Më se 8 mijë pjesëmarrës, më se 120 grupe nga Bullgaria dhe më se 15 grupe nga jashtë u regjistruan për festivalin e sivjetshëm. Tani ata nuk do të kalojnë nëpër rrugët e qytetit Pernik me shpresë se vitin e ardhshëm Festivali do të jetë më laraman se sa kurdoherë tjetër. Kjo për arsye se në qytetin Pernik dhe në rajon riti “Surva” nuk mund të shmanget. Riti ekziston që prej kohe dhe do të mbetet në të ardhmen për brezat. “Qoftë ashtu” thonë burrat e maskuar duke bëjnë urime për pjellori, mirëqenie, bereqet.


Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: survakari.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Iva Krumova dhe Anabell Casaboff (djathtas)
foto: Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit

Anabell Casaboff, një balerinë nga Buenos Aires, e dashuruar me vallet popullore bullgare

Anabell Casaboff është një nga mijëra pasardhësit e bullgarëve në Argjentinë që nuk flasin gjuhën e gjyshërve të tyre, por Bullgaria është çdo ditë e pranishme në jetën e tyre. Ajo është një balerinë e mrekullueshme, kërcen dhe jep mësim baletin klasik, por..

botuar më 24-11-17 8.55.PD

Kur shijet gastronomike udhëtojnë nëpër kohë - turet e kuzhinës po bëhen gjithnjë e më të njohura tek të rinjtë në vendin tonë

Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet specifike. Një nga mënyrat për t'i njohur janë rrugët gastronomike, të cilat po fitojnë popullaritet të..

botuar më 24-11-03 8.35.PD

Fabrice Petit - një muzikant i huaj i dashuruar me muzikën folklorike bullgare

Në shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..

botuar më 24-10-06 8.35.PD