Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe Katari arritën marrëveshje për bashkëpunim në arsim

Ministri Krasimir Vëllçev
Foto: BGNES

Në Doha Ministri bullgar i arsimit Krasimir Vëllçev dhe homologu i tij nga Katari Mohammed al Hammadi nënshkruan marrëveshje dypalëshe për bashkëpunim.

Dokumenti është propozuar nga ana e Katarit dhe parashikon bashkëpunim në arsimin shkollor dhe atë të lartë, në studimet shkencore dhe teknologjitë. Ai e rregullon bashkëpunimin në fushën e programeve për gradat akademike master dhe doktor.

Do të njihet arsimi akademik ndërmjet të dyja vendeve dhe akreditimi i shkollave të larta. Në Katar Ministri Vëllçev u takua me bullgarë, të cilët jetojnë atje dhe punojnë në fushat e arsimit, shkencës dhe sportit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Georgi Tahov

Bojkoti i zinxhirëve ushqimorë tashmë po jep rezultate

Efekti i protestave kundër zinxhirëve ushqimorë është i dukshëm, tha ministri i bujqësisë Georgi Tahov në Plovdiv, ku mori pjesë në një takim kombëtar të prodhuesve të frutave dhe perimeve. Ai shtoi se tashmë ka një ulje të çmimeve të produkteve..

botuar më 25-02-27 2.59.MD
Bojko Borisov

Bojko Borisov: "Kabineti "Zheljazkov" duhet të qeverisë edhe në pakicë"

"Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ngarkimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve..

botuar më 25-02-27 11.51.PD

Plotësimi i vendeve vakante në ushtri - një synim kryesor në sektorin e mbrojtjes

Plotësimi i numrit të madh të pozitave vakante për personelin ushtarak dhe përmirësimi i statusit dhe motivimit të tyre social - ky synim kryesor është përfshirë në sektorin e mbrojtjes të Programit për Menaxhimin e Bullgarisë në periudhën 2025-2029...

botuar më 25-02-27 10.32.PD