Aplikimi për përfshirje në listën e shkollave bullgare të së dielës, të cilat punojnë jashtë shtetit, tashmë mund të bëhet dhe në mënyrë elektronike, informuan nga Ministria e Arsimit. Në sajtin e Ministrisë në seksionin “Për bullgarët jashtë shtetit” ka një vend të posaçëm, ku shkollat mund të kërkojnë financim nga vendi për mësimet e gjuhës bullgare, letërsisë, historisë, gjeografisë dhe ekonomisë së Bullgarisë.
Afati për aplikim është deri më 31 janar 2020. Të drejtën e financimit e kanë të gjitha organizatat e bullgarëve jashtë shtetit, të cilat janë regjistruar në përputhje me legjislacionin e vendit përkatës për zhvillimin e veprimtarisë arsimore dhe kulturore, bashkitë kishtare dhe manastiri “Shën Gjergji Zograf” në Malin e Shenjt.
E drejta ndërkombëtare nuk merret me njohjen e identiteteve dhe gjuhëve – kjo vlen edhe për çështjen e Maqedonisë së Veriut. Këtë e deklaroi ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev, i cituar nga BGNES. “Formulime si “njohje e identitetit..
Pas përpjekjeve intensive dhe të pandërprera të Ambasadës bullgare në Teheran, dy shtetas bullgarë u evakuuan me sukses nga territori i Republikës Islamike të Iranit, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. Shtetasit kaluan kufirin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 20°. Në Sofje do të jenë 16°. Para mesditës moti do të jetë me diell. Pasdite do të ketë shtim të vranësirave grumbulluese. Në disa zona, kryesisht në rajonet malore dhe lindore,..
Eurogrupi rekomandoi unanimisht që Bullgaria të bëhet anëtari i 21-të i eurozonës. Vendet e zonës së monedhës së përbashkët i rekomandojnë..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 21°C. Në Sofje priten rreth 17°C. Para mesditës moti do të jetë me diell. Rreth dhe..
Aeroporti “Vasill Levski” – Sofja mori çmimin ACI EUROPE "Aeroporti më i Mirë në Evropë". Dallimi është në kategorinë për aeroportet me një trafik..