Mbi 80 për qind prej territorit të Kënetës karstike të Dragomanit në rrethin e Sofjes është prekur nga zjarri që shpërtheu dje. Nga zjarri janë dëmtuar dy zona të mbrojtura nga rrjeti Natura 2000. Janë djegur gjithashtu një shteg ekologjik dhe një kullë për monitorim të shpendëve. Për ta monitoruar vendin mbërriti Ministri i Mjedisit dhe Ujërave Emill Dimitrov. Shkaqet për shpërthimin e zjarrit po sqarohen. Një prej versioneve është për zjarr të shkaktuar me dashje nga gjahtarët e paligjshëm. Lokaliteti përfshin territore të mbrojtura, ku ka lloje të rralla kafshore dhe bimore.
Gjatë natës moti në të gjithë vendin do të jetë i kthjellët. Në rajonet lindore do të fryjë erë e lehtë nga lindje-juglindja. Të premten vendi do të mbetet nën ndikimin e një mase të nxehtë ajri. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet..
Një zjarr i madh me një front prej rreth 10 km pyjesh po digjet në pjesën lindore të Karnobatit, rajoni i Burgasit, njoftoi kryetari i bashkisë Georgi Dimitrov. Për shkak të erës së fortë, shuarja e tij është e vështirë, raportoi korrespondentja e..
Bullgaria ka mbështetjen unanime të udhëheqësve evropianë për eurozonën. Sot, 26 qershor, do të miratohen përfundime pozitive në lidhje me dy raportet e konvergjencës dhe do t'i bëhet një rekomandim Këshillit për të miratuar ndryshimet e..
Asen Vasilev deklaroi në një konferencë për shtyp se ai mbetet kryetari i vetëm i partisë "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP). Pas një takimi të Këshillit..
Komisioneri evropian për punët e brendshme dhe migracionin, Magnus Bruner, së bashku me ministrin e brendshëm të Bullgarisë, Daniell Mitov, dhe..
“Sot dorëzoj dorëheqjen time si deputet i Parlamentit bullgar. E bëj këtë me qetësi, i bindur se po veproj siç duhet”, shkroi në Facebook..