Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Georg Georgiev vizitoi Montreal dhe u takua me organizata të bashkësisë bullgare në provincën Kebek, si dhe me Këshillin Kanadezo-Bullgar të Biznesit. Ju falënderoj për atë që bëni, jo vetëm për ruajtjen e identitetit bullgar, por dhe për popullarizimin e vendit tonë, tha Georgiev. Në mes të Bullgarisë dhe Kanadasë ka mundësi të papërdorura. Shpresoj se Marrëveshja Gjithëpërfshirëse Ekonomike dhe Tregtare mes Kanadasë dhe BE-së të çojë në njohjen e tregut dhe të biznes-investitorëve. Në qoftë se hapet përfaqësia kanadeze në Sofje, Kanadaja do të ketë një prani më të dukshme në vendin tonë dhe kjo do të krijojë kushte më të mira për investime dhe projekte të përbashkëta, vuri në dukje gjithashtu Georgiev.
Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell...
Ministri i energjisë Zheço Stankov ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin e gjashtë Delphi në Uashington. Programi i tij përfshin pjesëmarrjen në një diskutim të nivelit të lartë për hartën e re të diplomacisë..
Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i ri në Ministrinë e Arsimit. Kështu thuhet në një përgjigje të institucionit, dhënë në përgjigje të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..