Gjysma e bullgarëve janë kundër pranimit të euros si valutë në vendin tonë, 19% e miratojnë hyrjen e valutës së përbashkët, kurse 31% prej të anketuarve nuk mund të japin mendim konkret, tregon studimi i agjencisë “Trend”.
54% prej pjesëmarrësve në anketë mendojnë se ka nevojë për referendum në këtë temë dhe deklarojnë se janë gati të marrin pjesë në të. Të paktën gjysma prej tyre nuk do të përkrahin pranimin e euros. Vetëm 19% miratojnë politikën e qeverisë për aderim në ERM II dhe pranimin e valutës së përbashkët.
20% janë të mendimit se s’ka nevojë për referendum për këtë vendim kyç dhe historik. Sipas ekspertëve rezultatet tregojnë se bullgarët kanë frikë nga ndonjë skenar grek, po të hyjmë në Eurozonë.
Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet e larta shtesë, tarifat e fshehura të zinxhirëve të shitjes me pakicë, pabarazia mes produkteve..
Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..
Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..