Më 27 dhe 28 janar në Sofje zhvillohet takimi i organizatave nga Ballkani Perëndimor, të cilat përgjigjen për zhvillimin e inovacioneve dhe startup-eve me Komisioneren e KE-së për inovacionin, kërkimin, kulturën, edukimin dhe rininë – zonja Maria Gabriel.Ngjarja është organizuar nga Agjencia Bullgare për Promovimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme. Ajo bashkon në një vend ekspertë nga Bullgaria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi për të diskutuar tema të rëndësishme të lidhura me zhvillimin teknologjik të Ballkanit Perëndimor.
Komisionerja evropiane Maria Gabriel nënvizoi përparimin e Ballkanit Perëndimor sa u përket inovacioneve dhe teknologjive të larta dhe shtoi se regjioni zhvillohet mirë në kuadrin e programit evropian “Horizonte 2020”. Zonja Gabriel prezantoi dhe programet e ardhshme të komisionit Evropian për inkurajimin e inovacioneve.
Takimi filloi me fjalim përshëndetës të organizatorit - Z. Bojko Takov, Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Bullgare për Promovimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, i cili shprehu se është e rëndësishme të sjellim vëmendjen e investitorëve të mëdhenj në rajon. Ai shtoi se ka shumë programe, në kuadrin e të cilave organizatat-pjesëmarrëse mund të bashkëpunojnë për të krijuar një ekosistem të kompanive nga e gjithë rajoni dhe nga Ballkani Perëndimor. Kjo do të krijojë kushte të shkëlqyera për projekte ndërkombëtare.
Në kuadrin e nismës drejtori i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve Z. Sokol Nano prezantoi projektet dhe fondet që Agjencia e tij ofron në mbështetje të sipërmarrjeve të reja inovative. Të gjithë të pranishmit e patën mundësi të pyesin për politikat e Bashkimit Evropian në këtë sferë.
Programi dyditor i mysafirëve vazhdon me vizita në qendrat e mëdha zhvillimore dhe kërkimore Sofia Teck Park, Campus X dhe SoftUni, në Dhomën Ekonomike dhe Tregtare Bullgare dhe në Asociacionin Bullgar Fintech.
Z. Bojko Takov bëri të ditur se gjatë qershorit Agjencia Bullgare për Promovimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme do të organizojë një ngjarje të madhe disaditore, në kuadrin e së cilës në Sofia Teck Park do të takohen investitorë, sipërmarrës, kompani dhe ekspertë. Qëllimi është që të prezantohen zgjidhjet më të reja dhe inovative në botë dhe të tërhiqen investitorë për idetë më të mira për startup-e.
Më 12 maj 2025, Presidenti bullgar Rumen Radev nënshkroi një propozim drejtuar Asamblesë Kombëtare për të mbajtur një referendum kombëtar me pyetjen: "A jeni dakord që Bullgaria të miratojë monedhën e vetme evropiane "euro" në vitin 2026?"...
Më 18 maj rumunët do të votojnë sërish për president George Simion dhe Nicushor Dan janë dy kandidatët që do të përballen në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani më 18 maj. Simion, kandidati i partisë nacionaliste “Aleanca për..
“Roli juaj në zhvillimin e marrëdhënieve midis Bullgarisë dhe Shteteve të Bashkuara është thelbësor. Është një nder për mua të jem midis jush në këtë festë veçanërisht të rëndësishme për Bullgarinë – Ditën e Trimërisë dhe Ditën e Ushtrisë Bullgare.” Me..