Zëvendësministri i punëve të jashtme Georg Georgiev bisedoi në Otava me David Morrison, këshilltar i Kryeministrit Justin Trudeau për politikën e jashtme. Ishte nënvizuar se heqja e vizave për qëndrim afatshkurtër të shtetasve bullgarë ofron mundësi të reja për kontakte mes njerëzve dhe bizneseve.
Të dy ishin të mendimit se ka nevojë për dialog politik të nivelit të lartë dhe për forcimin e partneritetit bilateral.
Morrison tha se Bullgaria e ka përkrahjen e Kanadasë në procesin e aderimit ndaj Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik. Georgievi nga ana e vet theksoi se ka nevojë për hapjen e ambasadës kanadeze në Sofje. Kanadaja është shteti i vetëm i G7-ës, i cili nuk ka përfaqësi të vet në Bullgari, deklaroi diplomati bullgar.
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe destinacione të reja – mbi 70 rrugë, deri në më shumë se 20 vende. Pritet një rritje dyshifrore e trafikut..
Të shtunën kundër të dielës (30 mars), ora 03:00në mëngjes, duhet të lëvizim akrepat e orës një orë përpara - deri në 04:00. Në këtë mënyrë, ne do të flemë një orë më pak në atë natë të caktuar, por në të njëjtën kohë, do të jemi në gjendje të..
Gjatë 24 orëve të ardhshme në vend do të mbizotërojë mot me vranësira. Shpërndarje të përkohshme të vranësirave do të ketë kryesisht në orët para mesditës. Gjatë orëve të natës dhe pasdites në shumë vende do të ketë reshje, në disa zona..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..