Prokuroria ngriti 7 akuza kundër pronarit të kompanisë “Nove Holding” Vasill Bozhkov. Ndër to është akuza për organizimin e një grupi kriminal. Bozhkovi është shpallur në kërkim ndërkombëtar, informoi Kryeprokurori Ivan Geshev. Më herët biznesmeni, në zyrat e të cilit sot u zhvillua operacion policor, deklaroi se do të bashkëpunojë me institucionet.
Për 24 orë janë ndaluar kryetari i Komisionit të Lojërave të Fatit Aleksandër Georgiev, shefi i sektorit të kontrollit pranë të njëjtit Komisioni dhe 10 nëpunës të tjerë të organit shtetëror.
Sipas Prokurorisë buxheti shtetëror ka humbur mbi 100 miliona leva për shkak të mënyrës së padrejtë të përcaktimit të tatimeve për bixhozin në Bullgari.
Në përgjigje të qortimit të presidentit Rumen Radev se institucionet po vonojnë në krijimin e organeve të kontrollit të çmimeve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov siguroi se qeveria do të zbatojë të gjithë mekanizmat e mundshëm për të kontrolluar..
Nuk ka ndryshim në qëndrimet elektorale të bullgarëve, sipas anketës së janarit të agjencisë Trend, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Partia GERB ruan lidershipin me 26.6% të preferencave të votuesve. "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria..
Dërgimi i ushtarëve nga ushtritë evropiane në Ukrainë nuk u diskutua. Këtë e siguroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare eurodeputeti Andrej Novakov, anëtar i Komitetit të Mbrojtjes të sapoformuar në Parlamentin Evropian. Ai gjithashtu..