Në tërë Bullgarinë ka valë grupi. Ministria e Shëndetësisë ripohoi se në 1/3-ën e territorit të vendit ka rritje të numrit të të infektuarve dhe për shkak të epidemisë së shpallur janë mbyllur afro 2 800 shkolla. Dy janë viktimat zyrtare të gripit që nga fillimi i epidemisë – dy meshkuj të moshës 51 dhe 41 vjeçe vdiqën në spital për shkak të ndërlikimeve të gripit.
Paniku nga koronavirusi në tërë botën është një prej shkaqeve që të konstatohet bum i numrit të të infektuarve në Bullgari.
“Njerëzit kanë frikë dhe pas simptomës së parë kërkojnë ndihmë mjekësore” – tha në një intervistë për Radio Bullgarinë drejtori i Qendrës Kombëtare për Sëmundje Ngjitëse dhe Parazitare prof. Todor Kantarxhiev.
“Aktualisht po vëzhgohet një përhapje e shpejtë epidemiologjike e gripit. Javën e fundit konstatuam një rritje të konsiderueshme të të infektuarve në vend. Më shumë janë fëmijët e sëmurur të moshës nga 4 deri në 14 vjeçe. Gjatë javëve në vijim presim rritje edhe më të madhe të numrit të të infektuarve nga gripi, sepse vala do të përfshijë edhe grupet e njerëzve të rritur”.
Derisa në fillim të janarit kishte raste të shpeshta të shtamit H1N1 – i ashtuquajturi grip derri, tani tashmë dy herë mjekët ripohojnë gripin H3N2 – gripi i grupit gjenetik Kanzas
“Zhurma në media në lidhje me virusin “korona” i mbushi korridoret e spitaleve me shumë njerëz”, thotë prof. Katranxhiev.
“Shumë bullgarë, megjithëse nuk kanë qenë jashtë shtetit dhe nuk kanë qenë në kontakt me njerëz që kanë qenë në Kinë ose jashtë, tremben dhe që pas simptomave më të vogla të sistemit të frymëmarrjes, në rast rrufe, ose të dhimbjes në grykë i drejtohen mjekut. Prandaj numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore është shumë i madh.”
Qendra Kombëtare për Sëmundje Ngjitëse dhe Parazitare ndjek me vëmendje zhvillimin e koronavirusit dhe është në kontakt të pandërprerë me Qendrën për Kontroll të Sëmundjeve në SHBA, ku sipas dr. Katranxhievit janë specialistët më të mëdhenj në këtë fushë.
“Së shpejti do të kemi teste për diagnostikimin gjenetik të kësaj sëmundjeje. Me ndihmën e tyre konstatuan rezultat negativ të analizave të gjakut të dy grave, të cilat kishin udhëtuar në Kinë dhe Tajlandë dhe kishte dyshime se ishin sëmurur nga koronavirusi. Simptomat e sëmundjes janë temperaturë e lartë, probleme me mushkërinë, pneumoni e dyfishtë. Sëmundja mund të vërtetohet për 4-5 orë me analiza të sekreteve të sistemit frymëmarrës nëpërmjet një metode moderne gjenetike”. Qeveria gjithashtu miratoi masa të rrepta kundër përhapjes së sëmundjes. U rrit shkalla e rrezikshmërisë së përhapjes së virusit. Kabineti shpalli shkallë të katërt prej gjithsej 5 shkallëve të rrezikshmërisë, duke i këshilluar shtetasit bullgarë për të mos udhëtuar në Kinë.
“Policia kufitare në asnjë shtet nuk ka arritur të ndalojë përhapjen e epidemive, por mund ta vonojë. Ky vonim do të jetë i domosdoshëm derisa të gjendet mjekim, ose kundërveprim ndaj sëmundjes”, tha Kryeministri Bojko Borisov. Ministri i Punëve të Brendshme Mlladen Marinov bëri thirrje që qytetarët të marrin në konsideratë të gjitha instruktimet policore, të cilat kanë qëllim t'i mbrojnë njerëzit. Ministria e Punëve të Jashtme u rekomandon qytetarëve për të mos udhëtuar deri në Kinë. Nga ana tjetër të gjithë, të cilat kthehen nga Kina, do të vihen në një karantinë prej 14 ditësh.
Në aeroportet e Sofjes, Varnës dhe të Burgasit janë montuar termokamera, të cilat të kontrollojnë gjendjen shëndetësore të pasagjerëve dhe në rast simptomash të qarta njerëzit do të transportohen në spitalet e përgatitura për këta pacientë të infektuar.
Ministri i Shëndetësisë Kirill Ananiev bëri të ditur se madje në rast konstatimi të një temperature minimale prej 37.1 gradësh të pasagjerit për të do të kujdeset një ekip mjekësor. Një rast të tillë kishte në Aeroportin e Varnës. Me vëmendje të madhe kontrollohet gjendja shëndetësore e pasagjerëve që kanë mbërritur me aeroplan nga Stambolli dhe Moska.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNESTakime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..