Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Radev vuri në dukje se impeachment eventual mund të çojë në dështimin e qeverisë

Rumen Radev
Foto: BGNES

“Impeachment-i nuk do të mbushë frigoriferët e familjeve me ushqim, nuk do të rritë pensionit. Vetëm mund të çojë deri në dështimin e qeverisjes.” Kështu presidenti Rumen Radev komentoi deklaratat e përfaqësuesve të partisë në pushtet GERB se në Kuvendin Popullor mund të hapin procedurën e impeachment-it të Kreut të Shtetit.
Para disa ditësh Presidenti tha se e heq besimin nga qeveria, gjë pas së cilës kryeministri Bojko Borisov komentoi se kjo deklaratë është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në pavarësinë e pushtetit.
Pyetjes së gazetarit si do të punojë në të ardhmen me kryeministrin dhe me kabinetin, Radev iu përgjigj se çështja nuk është se çfarë do të bëjë ai, por çfarë do të bëjnë bullgarët.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Turistë përcjellin perëndimin e parë të Vitit të Ri në majën Ljubash

Shoqata Turistike Trëna fton turistët të shikojnë së bashku perëndimin e diellit më 1 janar 2025 nga maja Ljubash (1399 m) në malin me të njëjtin emër në rajonin Trëna të Bullgarisë Perëndimore. Ata që dëshirojnë do të nisen për në majën në orën..

botuar më 25-01-01 5.50.PD

Parashikimi i motit për 1 janarin 2025

Ditën e mërkurë , në ditën e parë të vitit të ri, moti do të mbetet i pandryshuar. Gjatë natës moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa ditën do të jetë me diell dhe i qetë. Në lugina dhe ultësira do të ketë mjegull, me..

botuar më 24-12-31 7.35.MD

Në mesnatë do të ngrihet në mënyrë simbolike pengesa e fundit te Ura e Miqësisë në Ruse

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Atanas Illkov dhe homologu i tij rumun Cătălin Predoiu do të heqin simbolikisht pengesën e fundit kufitare mes dy vendeve tona në minutën e parë të Vitit të Ri në pikën kufitare "Ura e Danubit" afër..

botuar më 24-12-31 2.05.MD