Një prej atraksioneve, të cilat u bëjnë përshtypje të madhe turistëve bullgarë e të huaj te ne është udhëtimi me tren në linjën me trase të ngushtë mes qyteteve Septemvri dhe Dobrinishte. Udhëtimi me tren nëpër labirintet malore është një aventurë e vërtetë. Treni lidh Luginën e Trakisë së Sipërme me malet Rodope, Rilla dhe Pirin në një itinerar shumë piktoresk. Duket se pikërisht kjo u ka bërë përshtypje britanikëve, të cilët kanë vendosur udhëtimin me tren në linjën me trase të ngushtë në Rodope në Top 10 të anketës së gazetës “Gardian” për udhëtimet më piktoreske me tren në Evropë.
Udhëtarët që planifikojnë një pushim pranveror mund të marrin në konsideratë Sofjen, e cila është kryeqyteti më i mirë evropian për udhëtime këtë sezon, shkruan botimi në gjuhën rumune Newsweek (newsweek.ro), duke cituar faqen e internetit..
Gjatë muajve prill dhe maj, vizitorët në Muzeun Historik në qytetin e Strellçës kanë mundësinë të mësojnë për traditat lidhur me ciklin e Pashkëve përmes ekspozitës "Pashkët e bukura, Dita e Shën Gjergjit edhe më e bukur". Ekspozita..
Burgas pret edicionin e 16-të të Sauvignon Selection – një shtyllë në programin Concours Mondial de Bruxelles dhe një nga konkurset më prestigjioze të pavarura të verërave në botë. Mbi 1000 verëra nga e gjithë bota konkurrojnë për medalje, të..
Udhëtarët që planifikojnë një pushim pranveror mund të marrin në konsideratë Sofjen, e cila është kryeqyteti më i mirë evropian për udhëtime këtë sezon,..