Gjatë këtyre ditëve agjencia BGNES njoftoi duke cituar të dhënat e Policisë Rrugore dhe të importuesve të automobilave se ka një ndryshim në qëndrimin e bullgarit sa i përket blerjes së makinës së re. Kjo akoma po bëhet rrallë dhe nga pikëpamja e raportit midis automobilave të rinj dhe atyre të vjetër për frymë të popullsisë, Bullgaria është një nga vendet e fundit në Evropë. Vjet janë regjistruar 43 368 makina të reja dhe 226 657 të përdorura, kurse 41% prej automjeteve në vend janë në moshë mbi 20 vjet.
Por aktualisht kompanitë importuese propozojnë mundësi shumë më fleksibile për blerjen e një makine të re. Normat e interesit janë të ulëta dhe një makinë e re mund të merret me lizing me pagesë fillestare vetëm 10% prej vlerës së makinës. Gjatë viteve të fundit rritet përdorimi i të ashtuquajturit lizing operativ – ai jep mundësi që automobili të merret me qira për një periudhë më afatgjatë kundrejt pagimit të kësteve të barabarta mujore dhe pa pagesë paraprake. Në fakt ky është shërbim, nuk është lizing, sepse në fundin e periudhës klienti nuk bëhet pronar i automjetit. Në pjesën më të madhe të rasteve konsumatorët e këtij shërbimi nuk fitojnë pronësi, sepse shfrytëzojnë mundësinë për këmbim të automobilit. Vjet, nga të gjitha shitjet e makinave të reja, rreth 30% janë realizuar në bazë të kësaj skeme.
Por importuesit janë kategorik se e ardhmja u përket veturave elektrike. Tek modelet e reja ka autonomi deri më 340 kilometra, që në kushte qyteti mbase nuk mund të tejkalohet për një ditë. Po mendohet dhe varianti, në të cilin lizingu do të përfshijë dhe të drejtën e përdorimit për 20 ditë të një makine tjetër jo elektrike, me të cilën klienti mund të ndërmarrë udhëtime deri në vende, ku nuk ka stacione karrikimi pëe automjetin elektrik.
Importuesit presin se edhe shteti do të bëjë disa hapa për stimulimin e blerjes së automobilave të rinj dhe ekologjikë. Ata flasin për sigurimin e stimujve tatimor dhe të formave të bashkëfinancimit, sipas shembullit të shtetet fqinje. Për shembull në Rumani janë parashikuar pulla më të lira për taksat rrugore për pronarët e mjeteve ekologjike, kurse që të stimulohet dorëzimi i makinave për skrap sepse ato e ndotin mjedisin, shteti i jep pronarit subvencion rreth 1800 euro. Në Bullgari stimuj të ngjashëm nuk ka dhe importuesit janë të bindur se duhet të punohet në këtë drejtim.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Borxhi i Bullgarisë për vitin 2024 është në përmasë prej 48.846 miliardë leva (24 miliardë euro) ose 24.1 për qind e PBB-së, sipas të dhënave paraprake nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Në vitin 2023, borxhi i vendit ishte 42.383 miliardë leva..
Banka Kombëtare Bullgare (BNB) rishikoi në një drejtim lart pritjet e saj për rritjen e ekonomisë bullgare në vitin 2025, por uli parashikimin e rritjes së PBB-së për vitin 2026. Në publikimin e rregullt tremujor të BNB-së "Parashikimi..
Bullgaria përballet me sfida të thella strukturore. Ekonomia karakterizohet nga vlera e ulët e shtuar dhe sfida rajonale, tha Dobri Mitrev, kryetar i Dhomës Industriale Bullgare. Ai prezantoi indeksin e Dhomës për “Efektivitetin e Politikës..
"Lule në një epruvetë" është një projekt inovativ që krijon një produkt të ri duke përdorur bioteknologjinë bimore. Megjithatë, ai bën më shumë se kaq -..
Borxhi i Bullgarisë për vitin 2024 është në përmasë prej 48.846 miliardë leva (24 miliardë euro) ose 24.1 për qind e PBB-së, sipas të dhënave paraprake..
Një muaj pasi Bullgaria merr dritën jeshile për t'u bashkuar me eurozonën, të gjithë tregtarët duhet të shpallin çmimet në leva dhe euro . Këtë e..