Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bojko Borisov: Vetëm ne e përballuam migracionin e paligjshëm

| rinovuar më 20-02-14 6.28.MD
Markus Soder (majtas) dhe Bojko Borisov
Foto: BTA - arkiv

Në kuadrin e Konferencës së Sigurisë në Munih Kryeministri Bojko Borisov u takua me Kryeministrin e Bavarisë Markus Söder. Gjatë bisedimit Borisovi nënvizoi se Bullgaria është shteti i vetëm, i cili e ka përballuar migracionin e paligjshëm dhe i rrit të ardhurat çdo vit.

“3,7% rritje e qëndrueshme e Produktit të Brendshëm Bruto, shumë investitorë gjermanë, rezerva fiskale, rezerva valutore, jemi në vend të dytë pas SHBA-së për nga investimet në sektorin e mbrojtjes” – shtoi ai.

“Unë mund të them se i vetmi që mbetet në postin e vet të kryeministrit është Borisovi” – tha nga ana e vet Markus Söder. “Të gjithët në Evropë ndërrohen, vetëm një mbetet në vendin e tij”.

Dy kryeministrat shprehën kënaqësinë e tyre për shkak të kontakteve intensive politike gjatë viteve të fundit dhe lidhjeve dinamike në fushën e punëve të jashtme, sigurisë dhe turizmit. 

Pak më vonë Borisovi u takua me Presidentin e Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier. Bashkëbiseduesit shprehën mendimin e përbashkët se Evropa duhet të mbetet e bashkuar para sfidave dhe t’ua garantojë shtetasve të vet prosperitet dhe siguri.

Të dy diskutuan mundësitë për zgjerimin e kontakteve bilaterale. Borisovi theksoi mbi kushtet e shkëlqyera për zhvillimin e biznesit tek ne dhe shtoi se Bullgaria do të vazhdojë të punojë për zgjerimin e pranisë së produkteve bullgare në tregun gjerman në sektorë si elektronika, elektroteknika, prodhimi i makinave, teknologjitë informative. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Petër Dillov

Ministria e Ekonomisë: Çmimet në leva dhe euro – me përmasa të njëjta

Çmimet duhet të shënohen në mënyrë të qartë me të njëjtën madhësi shkronjash për të dyja monedhat, me shenja dalluese që janë të kuptueshme për konsumatorin. Nuk ka kërkesë se cila monedhë duhet të renditet e para. Kështu deklaroi ministri i..

botuar më 25-08-15 6.27.MD

Qeveria miratoi projektin për ndërtimin e një baze të NATO-s me ndihmën e Italisë

Këshilli i Ministrave miratoi projekt-marrëveshjen me Italinë për ndërtimin dhe përdorimin e përbashkët të zonës ushtarake “Kabile”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Baza e re e NATO-s do të përfshijë bazën ajrore Bezmer dhe do të strehojë grupin..

botuar më 25-08-15 11.06.PD

Parashikimi i motit për 15 gushtin 2025

Gjatë natës , në pjesën më të madhe të vendit moti do të jetë kryesisht i kthjellët. Vranësira më të dukshme priten mbi rajonet jugore, ku në disa zona të izoluara janë të mundshme reshje të lehta. Të premten , në shumicën e rajoneve moti do të..

botuar më 25-08-14 7.35.MD