Me shumë ngjarje në tërë Bullgarinë më 18 shkurt shënojmë përvjetorin e 147-të të vdekjes së Vasill Levskit – i quajtur gjithashtu Apostulli i Lirisë. Ai e dha jetën e vet për lirinë e atdheut, për çlirimin nga zgjedha turke.
Ceremonitë zyrtare do të vazhdojnë dhe më 19 shkurt, kur sipas traditës vendosen kurora lulesh para monumenteve të tij të shumta në të gjitha trojet bullgare. U vu gurthemeli i një monumenti të tij të ri në qytetin Ruse. Në parkun qendror të qytetit skulptura e Vasill Levskit, bashkë me piedestalin, do të jetë me lartësi 4 metra.
Me fushatë bamirëse janë mbledhur më se 60 mijë euro për ndërtimin e monumentit. Ministria e Mbrojtjes dhuroj për të 1 ton gëzhojë fishekësh, të cilat do të shkrihen dhe do të përdoren për përpunimin e statujës. Iniciatorët kanë dëshirë ta përfundojnë projektin deri në ditëlindjen e heroit kombëtar më 18 korrik.
Lideri i koalicionit GERB-SDS që fitoi zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, Bojko Borisov, njoftoi se do të tërhiqet nga kandidatura për kryeministër. Në një konferencë në selinë e partisë, ai i bëri thirrje “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bulgaria..
Borisllav Sarafov i plotëson të gjitha kushtet dhe ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror. Ky qëndrim u mbajt nga Komisionet e Certifikimit dhe Konkurseve dhe të Etikës Profesionale pranë Kolegjit të Prokurorit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke..
Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..