Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët me projekte novatore në Antarktidë

Iglika Trifonova studion marrëdhëniet njerëzore në Kontinentin e Akullt

Radio Bullgaria tashmë ju tregoi për muzikantët bullgarë Teodosij Spasov dhe Hristijan Cvjatkov, të cilët realizuan incizimet e para muzikore në Antarktidë. Tani deshëm të përqendrojmë vëmendjen tuaj tek një lajm tjetër interesant që u përket studimeve në Kontinentin e Akullt. Befasisht ato kanë të bëjnë me një njeri, i cili nuk ka lidhje me shkencën.

Iglika Trifonova është gazetare, e cila tashmë pesë herë bën pjesë në ekspeditat bullgare në Antarktidë.

Këtë herë marr pjesë për herë të parë me një projekt të vet – sociologjik. Ai do të studiojë marrëdhëniet mes njerëzve në këtë shoqëri speciale në Antarktidë. Atje do të bëj intervista, do të shkruaj një ditar,sipas metodave të ndryshme sociologjike, do të studioj vetë njerëzit – na tregoi planet e veta gazetarja. – Ky është një projekt shkencor pranë Fondit për Studime Shkencoretë Katedrës së Sociologjisë të Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit”. Unë jam pjesë e ekipit, i cili do të grumbullojë informacionin, ndërsa në përpunimin e tij do të më ndihmojnë kolegët nga Katedra e Sociologjisë. Ideja është që ky projekt të shndërrohet në një doktoratë.”

Ky është studimi i parë i këtij lloji i cili do të zhvillohet në bazën bullgare të Antarktidës. Tani për tani nuk disponojmë informacion për studime të tjera sociologjike. Ja se çfarë tjetër na tha Iglika Trifonova për idenë në fjalë:

Po, ideja është imja, sepse që gjatë udhëtimeve të mia të para atje pashë se si njerëzit ndryshojnë në Antarktidë. Shoqëria atje është shumë familjare. Për mua kjo është familja ime e dytë, tashmë kaq shumë vite.

Megjithëse njerëzit në bazë ndryshojnë, atmosfera pas kthimit të tyre në Bullgari në përgjithësi po mbetet e pandryshuar, si dhe miqësia mes tyre. Ata vazhdojnë të shihen dhe kjo shoqëri “antarktike” është e qëndrueshme jo vetëm atje, prandaj Iglika Trifonova ka vendosur ta studiojë.

Psikologjia interesohet se si njerëzit i përballojnë kushtet ekstreme, derisa sociologjia studion marrëdhëniet mes njerëzve dhe si formohet kjo bashkësi, çfarë i detyrohet kjo shoqëri, e cila është e suksesshme, i ka rregullat e veta dhe po vazhdon t’i respektojë edhe jashtë këtij mjedisi ekstrem.

Në bazën bullgare “Shën Klementi i Ohrit” ka rregulla – të shkruara dhe të pashkruara, sipas të cilave funksionon baza.

Si zgjidhen konfliktet në bazën polare, kur ka të tilla, dhe kush i merr vendimet në zgjidhjen e tyre – edhe këtë do të kuptojmë nga studimi sociologjik i Iglika Trifonovës.

Ekspedita e 28 polare do të mbarojë përfundimisht gjatë muajit mars, por Teodosij Spasov, Hristijan Cvjatkov, Iglika Trifonova dhe prof. Hristo Pimpirev do të kthehen në Bullgari në fund të shkurtit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: bai-bg.weebly.com dhe Assia Chaneva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Toka e trëndafilave" - një film për shpresën se ne mund të jemi më të mirë dhe më të hapur ndaj njerëzve me aftësi të kufizuara

Të dhënat e censusit të popullsisë në vendin tonë, të kryer në vitin 2021, tregojnë se në vend jetojnë 654 547 persona, të cilët janë me paaftësi të përhershme pune ose aftësi të kufizuara . Prej tyre, 22 248 janë fëmijë, dhe 632 299 janë persona të..

botuar më 24-09-30 7.30.PD

SOS për Kënetën Bojana - a do t'i mbijetojë ekosistemi unik pranë Sofjes bastisjeve të biznesit?

Këneta е Bojanës është e vetmja ligatinore natyrore në territorin e Sofjes, e cila është ende shtëpia e një numri speciesh të mbrojtura të bimësisë ujore, amfibëve dhe zvarranikëve. Ky fenomen natyror ndodhet në 670 m mbi nivelin e detit midis disa..

botuar më 24-09-29 8.25.PD

Përkthyesja Svilena Georgieva: Mësimi i gjuhëve të huaja na mëson të duam dhe të vlerësojmë bullgarishten tonë

Diversiteti kulturor dhe gjuhësor – pikërisht kjo e dallon Bashkimin Evropian dhe gjuhët e folura në komunitet janë një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të Evropës. Ka 24 gjuhë zyrtare në BE dhe sa herë që në të anëtarësohen shtete..

botuar më 24-09-28 6.25.PD