Kolegji i Gjykatës së Lartë vendosi të bëjë kontroll disiplinor të gjyqtarit të Gjykatës së Specializuar Penale Andon Mitallov. Para kohe Mitallovi u bë bullgari i parë i cili ra nën sanksionet e SHBA-së për korrupsion. Shtetet e Bashkuara vendosën edhe ndalim për hyrjen e tij në vend. Vendimi për këtë kontroll erdhi në sfondin e kërkesës së ministrit të drejtësisë Danaill Kirillov për pushim nga puna të gjyqtarit.
Në nëntor të vitit 2019 gjyqtari Mitallov i dha leje liderit të lëvizjes “Rusofilë” Nikollaj Malinov, megjithë akuzën e ngritur kundër tij për spiunim, të udhëtojë deri në Moskë për të marrë urdhrin “Miqësi” nga presidenti Vlladimir Putin.
Afati i fundit që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i kishte dhënë Shërbimit Informativ për marrjen e të dhënave përfundimtare të rillogaritura nga zgjedhjet e fundit parlamentare është përmbushur. Në orën 9 të mëngjesit ato u dërguan në KQZ...
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) e ka shpallur të papranueshme ankesën e “Kishës së Krishterë Ortodokse dhe të tjerëve kundër Bullgarisë”. Vendimi është marrë unanimisht më 6 mars dhe është përfundimtar, njoftoi Ministria e..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°. Në Sofje do të jetë rreth 6°. Në zonat juglindore do të ketë ende reshje shiu para mesditës. Do të fryjë erë mesatare nga jugperëndimi, ndërsa pas mesditës dhe në mbrëmje në veri të..
Të shtunën, në qendër të qytetit Stara Zagora do të kumbojnë kambanëzat e burrave të maskuar kur në qytet do të mbahet Festivali XXIV i Lojërave të..
Vendosja e të ashtuquajturit prindërimi automatik i përbashkët do të prekë mbi gjysmë milioni fëmijë, njoftoi sociologia Donna Pikard në një konferencë..
62% e prindërve janë kategorikisht kundër futjes së lëndës obligative “Feja dhe Ortodoksia”, dhe vetëm 10% e konsiderojnë mungesën e edukimit fetar si..