Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Vreshtave dhe të Verës ndodhet për vizitë në Bullgari

Foto: BTA

Kryeministri Bojko Borisov u takua në Sofje me drejtorin e përgjithshëm të Organizatës Ndërkombëtare për Vreshtat dhe Verën Pau Roca. Të dy ata shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim me qëllim popullarizimin jashtë shtetit  të traditave tona në vreshtari dhe në prodhimin e verërave si pjesë e trashëgimisë kulturore dhe historike të vendit. Qe shënuar se 61 për qind nga vreshtat në Bullgari janë në Regjistrin Evropian të Emërtimeve të Mbrojtura të Origjinës dhe të Treguesve Gjeografik. Kjo u jep mundësi prodhuesve bullgarë të popullarizojnë regjionin e vet dhe të garantojnë cilësinë vendase.  Vreshtat e mbjella në Bullgari janë pak mbi 60 000 dynymë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kontrollet kufitare në kufirin midis Bullgarisë dhe Rumanisë pezullohen në mesnatë

Komisioneri evropian për punët e brendshme dhe migracionin, Magnus Bruner, së bashku me ministrin e brendshëm të Bullgarisë, Daniell Mitov, dhe zëvendësministren greke për migracionin dhe çështjet e azilit, Sevi Voludaki, vizituan pikën kufitare..

botuar më 25-06-30 7.01.MD
Pika kufitare Kullata - Promahon

Rritje me 30% e trafikut në Kullata-Promahon pas anëtarësimit tonë në Shengen

Një milion automjete kaluan që nga fillimi i vitit në pikën kufitare greke Promahon, në kufirin me Bullgarinë (përballë pikës kufitare Kullata), deklaroi për televizionin shtetëror grek ERT kryetari i Bashkimit të Punonjësve të Policisë të prefekturës..

botuar më 25-06-30 5.58.MD
Kirill Petkov

Kirill Petkov jep dorëheqjen nga Parlamenti, mbetet anëtar i thjeshtë i partisë "Po e vazhdojmë ndryshimin"

“Sot dorëzoj dorëheqjen time si deputet i Parlamentit bullgar. E bëj këtë me qetësi, i bindur se po veproj siç duhet”, shkroi në Facebook ish-bashkëkryetari i partisë “Po e vazhdojmë ndryshimin”, Kirill Petkov, i cili javën e kaluar njoftoi dorëheqjen..

botuar më 25-06-30 3.10.MD