Raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, UNICEF-it dhe komisionit EAT-Lancet i rendit 180 shtete në botë, duke pasur parasysh “mirëqenien” e fëmijëve me theks mbi shëndetësinë, arsimin, sigurimin e ushqimit dhe vdekshmëria e fëmijëve.
Bullgaria është në vend të 45-të në këtë listë. Në krye të klasifikimit është Norvegjia, kurse në vendin e 180-të është Republika e Afrikës Qendrore.
Sipas raportit ndryshimet e klimës dhe reklamat e ushqimeve “fast food” dhe të alkoolit janë faktorë që i rrezikojnë fëmijët kudo në botë.
Prandaj asnjë shtet nuk ofron kushte të përshtatshme për të ardhmen e tyre, konkludon Organizata Botërore e Shëndetësisë. UNICEF-i shpjegon se fëmijët shikojnë të paktën 30 mijë reklama televizive në vit, duke përfshirë këtu reklamat e alkoolit, të ushqimeve jo të shëndetshme dhe të pijeve me sheqer dhe me ëmbëlsues artificialë.
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 22°C, në Sofje – 14°C. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot kryesisht me diell, me shtim të përkohshëm të vranësirave. Në disa zona, kryesisht në rajonet malore, priten reshje të shkurtra..
Kisha “Shpërfytyrimi i Zotit” në kompleksin turistik Borovec (në malin Rilla) - kisha e vetme prej druri në Bullgari – kremtoi sot festën e saj. Një liturgji hyjnore episkopale u kremtua nga Peshkopi Gerasim i Mellnikut, sekretar i Sinodit të..
"Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP) po fillon një peticion kundër shitjes së mbi 4400 pronave shtetërore nga qeveria, raportoi qendra e shtypit e partisë, e cituar nga BTA. Peticioni është nën moton "Bullgaria nuk shitet!". Partia thekson se para pushimit..
Ndryshimet në Ligjin për Qarkullimin Rrugor u shpallën në numrin e sotëm të Fletores Zyrtare dhe do të hyjnë në fuqi pas një muaji. Kështu, nga data 5..
Pasagjeri i një miliontë për këtë vit u prit solemnisht në Aeroportin e Varnës. Gerhard Peschke mbërriti me fluturim nga Frankfurti me gruan, dy fëmijët..
Anija e peshkimit "Çavdar", e ndërtuar në vitin 1964, u fundos në fundin e detit pranë qytetit bregdetar Sozopoll, në një thellësi prej 30 metrash...