Bashkësia më e madhe bullgare përtej kufirit është në Gjermani. Sipas të dhënave të përafërta të Ministrisë së Punëve të Jashtme nga viti 2019 bashkatdhetarët tanë në këtë vend numërojnë 416 mijë veta. Numri në rritje i emigrantëve nga Bullgaria bëhet shkak për hapjen e shkollave të reja të së dielës në këtë vend. Kjo për arsye se ata bullgarë të kenë mundësi të mësojnë gjuhën amtare. Tani në provincat gjermane ka 38 shkolla bullgare gjithsej, përderisa para dhjetë vitesh ato ishin vetëm 6.
Një nga vatrat, e cila bashkon bullgarët në Gjermani, Belgjikë dhe Niderlandë është Qendra Kulturore dhe Arsimore Bullgare në Aachen të provincës Reini Verior – Vestfali. Ajo u themelua para tre vitesh nga ish studentë në Gjermani, të cilët u vendosën për punë dhe jetë në këtë krahinë. Pranë qendrës ka edhe një shkollë bullgare me mësimdhënien e gjuhës amtare, të diturive për atdheun dhe të historisë.
"Mendojmë se krahas gjuhës bullgare fëmijët duhet të njohin traditat dhe kulturën bullgare – thekson Dobromir Mashev, kryetar i qendrës. – Ideja jonë ishte që fëmijët duke mësuar të grumbullojnë edhe një bazë të qëndrueshme diturish. Ja përse nuk krijuam vetëm shkollë bullgare, por qendër kulturore dhe arsimore."
Ideja lindi një ditë kur familjet bashkë me fëmijët e tyre u mblodhën për të punuar verore me rastin e 1 Marsit. Që atëherë bullgarët e tri shteteve të lartpërmendura kalojnë bashkë festat e mëdha dhe afirmojnë praninë e vet si bashki duke organizuar Ditë të Kulturës Bullgare, Ditë të Popujve në Aachen e kështu me radhë. Përveçse të bashkojnë bullgarët mbi bazë të gjuhës amtare, në qendër punojnë edhe për integrimin e tyre në familjen e madhe evropiane së cilës i përkasim të gjithë.
"Ky është një nga qëllimet tona kryesore – është kategorik kryetari i qendrës. – Fëmijët bullgarë që linden dhe rriten në Gjermani duhet të dinë rrënjët e tyre. Në se ato rrënje janë të shëndosha dhe të forta ato mund të zhvillohen. Dhe pavarësisht ku ndodhemi, sepse disa milion bullgarë jetojnë kudo në botë, me rëndësi është të ruajmë traditat."
Konkursi Ndërkombëtar “Az Buki Vedi” është veprimtaria të cilën fëmijët e shkollave bullgare të së dielës në Gjermani presin me padurim. Edicioni i sivjetshëm do të mbahet më 21 qershor në Aachen.
"Fëmijët janë shumë të motivuar sepse kanë mundësi të tregojnë se çfarë e kanë mësuar në shkollat bullgare të së dielës – tregon Dobromir Mashev. – Konkursi është për lexim dhe është shumë prestigjioz, sepse në jurinë ftojmë gjuhëtar dhe pedagogë nga Universiteti i Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid”. Çdo fëmijë merr një certifikatë për pjesëmarrje. Krahas kësaj zgjidhen mbret dhe mbretëresha e germave. Fëmijët janë shumë të entuziazmuar sepse dëshirojnë të tregojnë më të mirën, të cilën e kanë mësuar. Duke u kthyer në shkollat gjermane ku mësojnë çdo ditë ata u tregojnë bashkënxënësve për këtë veprimtari. Në këtë mënyrë zgjerohet pjesëmarrja e fëmijëve nga kombe të ndryshme. Për më tepër se vitin e ardhshëm konkursi për herë të parë do të dalë jashtë kufijve të Gjermanisë dhe do të mbahet në Londër të Britanisë së Madhe."
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: bg-euregio.de
Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..
Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..
Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor..