Bullgarja Deljana Llazarova fitoi konkursin ndërkombëtar për dirigjent Siemens-Halle në Mançester. Përveç çmimit prej 15 000 paundesh, fituesi fiton dhe një kontratë dyvjeçare për ndihmës-dirigjent të Mark Elldar, dirigjenti kryesor i orkestrës simfonike “Halle”. Deljana Llazarova ka lindur në qytetin Plovdiv, kurse arsimi i saj jashtë kufijve të Bullgarisë e takon me dirigjentë të njohur. Ka qëndruar në pultin e dirigjentëve të orkestrave prestigjioze në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Azi, ku ka fituar dhe dekorata të shumta. Llazarova ka punuar me orkestrën e filarmonisë të Hradec Kralove në Çeki, me orkestrën simfonike të Selanikut, me orkestrat simfonike në Meiningen dhe Konstanz në Gjermani.
Gara e parë ushtarake ndërkombëtare "Luftëtari më i Mirë" do të mbahet më 25 dhe 26 qershor 2025 në Universitetin UshtarakKombëtar "Vasill Levski" në Veliko Tërnovo. Turneu mbahet nën kujdesin e Shefit të Mbrojtjes, Admirali Emill Eftimov, dhe..
Gjatë natës do të mbajë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Të mërkurën do të mbajë sërish mot me diell, dhe rreth mesditës e pasdite – me vapë në ultësira dhe fusha. Do të fryjë erë e lehtë, në Bullgarinë Lindore deri mesatare, nga..
Projektraporti i Parlamentit Evropian mbi progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt BE-së u miratua nga Komisioni i Punëve të Jashtme me 40 vota pro, 19 kundër dhe 10 abstenime, raportoi BTA. Komisioni nuk lejoi futjen e..
Kirill Petkov njoftoi në një konferencë për shtyp se po merr përgjegjësinë politike dhe po jep dorëheqjen si bashkëkryetar i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin"..
Shumica në parlament hodhi poshtë propozimin e partisë "Vëzrazhdane" për të dëgjuar Ministrin e Punëve të Jashtme Georg Georgiev me rastin e..
Kryeministri Rosen Zheljazkov udhëhoqi delegacionin bullgar në Samitin e NATO-s që përfundoi së fundmi në Hagë. Ai u tha gazetarëve se ishte arritur një..