Numri i lindjeve në Bullgari po vazhdon të ulet edhe gjatë 2019-ës, tregojnë të dhënat e Arkës Kombëtare të Shëndetësisë. Gjatë vitit 2019 në Bullgari kanë lindur 54 762 foshnja. Në vitin 2018 - 55 796 , në vitin 2017 - 58 237. Po rritet përqindja e lindjeve sekcio cezarea. Gjatë vitit 2019 47.35% prej nënave kanë lindur me operacion kundrejt 46.90% gjatë vitit 2018. Lindjet janë realizuar në 107 spitale. Në 16 prej tyre numri i foshnjave të lindura është nën 100, sa është minimumi i parashikuar për veprimtarinë e spitalit sipas standardeve mjekësore. Këto janë kryesisht spitale bashkiake në vendbanimet e vogla, si Berkovica, Kavarna, Bllçik, Levski, Çerven Brjag etj. Në vitin 2018 në 13 spitale ka pasur nën 100 lindje.
Për të nëntin vit radhazi, Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve organizon fushatën “I numërojmë harabelat”. Ajo zhvillohet këtë të shtunë - 3 maj dhe kushdo mund të marrë pjesë duke regjistruar numrin dhe llojet e harabelave të vëzhguara në..
Në raportin e fundit mbi lirinë e fjalës nga “Reporterët pa Kufij”, Bullgaria renditet e 70-ta. Ajo mbetet në fund brenda BE-së, ku vetëm Qiproja dhe Greqia renditen pas saj. Liria e medias është e paqëndrueshme. Raporti i organizatës thotë se..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 7 deri në 12 gradë. Në Sofje do të jetë rreth 8°. Gjatë ditës moti do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës do të zhvillohen vranësira, por probabiliteti i reshjeve është i ulët. Temperaturat..
Asnjë nga versionet e mundshme se pse avioni i parë luftarak bullgar F-16 nuk mund të fluturojë nuk është përjashtuar. Ekziston gjithashtu një..
Nxënësit bullgarë fituan gjashtë medalje në matematikë në Olimpiadën Ballkanike në Bosnjë dhe Hercegovinë, njoftoi Shoqata e Ekipit Olimpik të..
Disa ditë para Ditës Botërore të Talasemisë - 8 Majit, mjekët dhe familjet e të prekurve nga sëmundja diskutuan mundësitë për diagnostikimin dhe..