Burgu i vetëm oriental në Bullgari është i ndërtuar gjatë vitit 1854 në qytetin Tërnovo për nevojat e pushtetit turk. Që nga viti 1854 deri në vitin 1954 ai është përdorur sipas qëllimit.
Shumë revolucionarë bullgarë janë sjellë për një kohë të shkurtërkëtu, kanë qëndruar dhe pas kësaj janë dërguar për në qytetet Ruse ose Sofja, ku ka pasur procese kundër tyre.
“Prova e parë për restaurimin e muzeut dhe krijimin e ekspozitës së muzeut është bërë gjatë vitit 1960. Gjatë vitit 1985 godina trekatëshe është mbyllur, por gjatë vitit 1989 rishqyrtohet ekzistenca e ekspozitës. Në variantin e saj të tanishëm ajo ekziston që nga viti 2006 - tregon docentja Svetlla Atanasova nga Muzeu Rajonal i Historisë në qytetin Veliko Tërnovo. Atëherë është e rivendosur pjesa rilindëse e burgut, kurse në katin e poshtëm është eksponuar salla për tortura dhe janë treguar sende të ndryshme për torturë. Janë përshkruar dhe torturat më shpesh të aplikuara. Në katin e dytë janë restauruar tri qeli me atmosferën autentike të interierit, aksesorët, ndihmesat e përdorura nga të burgosurit, si dhe një birucë burgu me 5 qeli për një person, të cilat kanë funksionuar në kohën e luftërave për një çlirim kombëtar.”
Revolucionarët Filip Totju dhe Zahari Stojanov, vojvoda Stefan Karaxha, pjesëmarrësit në Kryengritjen e Prillit nga viti 1876 Todor Kableshkov, Todor Kirkov e të tjerë, janë vetëm disa nga luftëtarët për liri, të cilët kanë qenë në burgun e Tërnovos.
“Si një pjesë e re nga ekspozita është përdorur korridori i godinës. Në këtë galeri janë paraqitur portretet e të gjithë 399 personave, të cilët kanë qenë të mbyllur këtu. Gjatë formimit të muzeut gjatë vitit 2006 specialistët tanë kanë hulumtuar informatë për të gjithë këta njerëz -tregon docentja Atanasova.Në muze gjëja më e vlefshme është atmosfera autentike. Këtu nga data 27 deri më 31 dhjetor 1872 në një qeli të veçantë deri në nisjen e tij për në gjyq dhe vdekjen e tij në Sofje, ka qenë i arrestuar dhe Vasill Levski. Ambienti i qelisë ku ai ka qëndruar, po kështu është ruajtur. Është treguar dhe qelia në të cilën ka qenë i mbyllur Filip Totju. Ai është vojvoda dhe rebeli i vetëm bullgar, i cili ka arritur të arratiset nga burgu (1858). Është bërë një rikrijim i ngjarjeve gjatë asaj periudhe: një kapak, nën të cilin ai ka gërmuar një tunel drejt murit dhe ka mundur të hidhet përmes mureve të larta prej guri.”
Qyteti Tërnovo luan një rol të rëndësishëm në luftërat për çlirimin kombëtar. Qyteti është kryeqyteti i vjetër bullgar dhe kryeqyteti i fundit përpara sundimit osman në fund të shekullit të 14. Në shpirtin dhe zemrën e bullgarit qyteti Tërnovo gjithmonë ka qenë kryeqyteti i përhershëm i Bullgarisë, prandaj provat e para për një rezistencë antiosmane lidhen pikërisht me të.
“Këtu krijohen komitetet revolucionare dhe përhapet organizata e brendshme revolucionare. Që këtu është Stefan Stambollovi, i cili ka luajtur një rol aktiv në Lëvizjen Nacional-Çlirimtare. Gjatë kohës së Luftës Ruso-Turke, selia e gjeneralit Gurko është e përqendruar në një fshat në regjionin e qytetit Tërnovo. Kryeqyteti i lashtë Tërnovo është i lidhur po kështu me trashëgiminë historike, me shtetin bullgar. Jo rastësisht këtu farkëtohen ligjet e Principatës së re” - thotë docentja Svetlla Atanasova dhe shton:
Në prag të festës kombëtare 3 mars u uroj të gjithë bullgarëve të kenë shëndet, ta duan Bullgarinë dhe më shpesh t’i shpien fëmijët e vet nëpër muzetë bullgarë. Sepse pikërisht muzetë ruajnë thesaret e arsyes, të frymës dhe të kujtesës historike.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: museumvt.com
Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..
Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..
Pas festës së madhe të Fjetjes së Hyjlindëses, Lindja e Nënës së Zotit kremtohet me nder të veçantë në Bullgari. Kisha jonë e feston atë më 8 shtator, së bashku me kishën ortodokse greke, ndërsa kishat e tjera ortodokse lokale e kremtojnë festën më 21..