Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria do të rishqyrtojë çmimet e gazit me Azerbajxhanin

Foto: BGNES

Bullgaria do të rishqyrtojë çmimin e gazit që do të importojë nga Azerbajxhani nga tetori i këtij viti. Këtë e tha drejtori ekzekutiv i Firmës “Bullgargaz” Nikollaj Pavllov. Kjo për arsye se çmimi i gazit kontraktuar  me Azerbajxhanin është më i lartë, pasi “Gazpromi” uli me 40 për qind çmimin e gazit rus për Bullgarinë. Tani ka bazë për diskutime dhe Bullgaria do të insistojë për lidhjen e çmimeve me ato të bursave të gazit, shtoi Pavllovi. Ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova tha, se çmimi i gazit natyror që tani e tutje do të caktohet çdo muaj në përputhje me çmimet në qendrat ndarëse të gazit në Itali, Gjermani dhe Francë. Deri tashti çmimi varej vetëm nga vlera e derivatit të naftës pa marrë parasysh tregun spot.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Me 99.71% të protokolleve të përpunuara të KQZ-së: Në Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor hyjnë nëntë formacione

Pas votimit të parakohshëm parlamentar të 27 tetorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) publikoi të dhëna të ndërmjetme nga 99.71% të protokolleve të përpunuara. Në Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor hyjnë nëntë formacione..

rinovuar më 24-10-28 11.26.PD

Krahinat perëndimore votuan besim te GERB-SDS

Bashkatdhetarët tanë nga Krahinat Perëndimore i dhanë mbështetjen më të madhe GERB-SDS, njoftoi korrespondenti i BNR në Kjustendill Kirill Falin, duke cituar rezultatet e votimit në dy seksionet në Bosilegrad dhe Caribrod.Në të dy qytetet..

botuar më 24-10-28 11.17.PD

“Aleanca për të Drejta dhe Liri” kryeson votimin jashtë vendit

Me protokolle 100% të përpunuara në KQZ në votimin jashtë vendit, bashkatdhetarët tanë zgjodhën në vend të parë “Aleancën për të Drejta dhe Liri” me 22.65%. Pas tyre është koalicioni PP-DB me 20.80%, i ndjekur nga “Vëzrazhdane” me 13.29%. "DPS -..

botuar më 24-10-28 10.28.PD