Më 5 dhe 6 mars Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev është për vizitë shtetërore në Shqipëri me ftesë të Presidentit shqiptar Ilir Meta.
Në Pallatin e Presidentit Radev dhe Presidenti i Shqipërisë Meta do të zhvillojnë një takim sy më sy dhe do të udhëheqin bisedimet plenare mes delegacioneve zyrtare të Bullgarisë dhe të Shqipërisë, pas së cilës do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Ndër theksat e bisedimeve të Kreut të Shtetit në Tiranë do të jenë perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, migracioni dhe ndihma humanitare, si dhe marrëdhëniet ekonomiko-tregtare mes dy vendeve tona dhe çështje të lidhura me pakicën bullgare në Shqipëri.
Përveç bisedimeve me Presidentin shqiptar Ilir Meta janë planifikuar takime me Kryeministrin Edi Rama, si dhe me Kryetarin e Parlamentit Gramoz Ruçi.
Në Tiranë Presidenti do të jetë i pranishëm në festën me rastin e festës kombëtare të Bullgarisë – 3 marsi, që organizohet nga Ambasada е Republikës së Bullgarisë në Shqipëri për bashkësinë diplomatike, për personalitete të shquara të Shqipërisë dhe të minoritetit bullgar në Shqipëri.
Në kuadrin e vizitës së vet në Republikën e Shqipërisë Kreu i Shtetit do të vizitojë qytetin Durrës, i cili gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar u prek seriozisht nga tërmeti i rëndë, që çoi në viktima njerëzore, shumë të lënduar dhe dëme të mëdha metriale.
Gjatë vizitës së vet në Shqipëri Presidenti Rumen Radev do të shoqërohet nga e shoqja Desisllava Radeva.Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..
Bullgaria mori sinjale inkurajuese në takimin e Eurogrupit."Vendi bëri një përparim të mëtejshëm në përmbushjen e kriterit të stabilitetit të çmimeve", tha Komisioneri Evropian për Ekonominë Valdis Dombrovskis. Kur Sofja konsideron se është gati të..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e..