Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Histori nga rajonet e ndryshme të Bullgarisë” – pjesa 2

Zonat industriale, fondet evropiane dhe nevoja për reformë administrative dhe tatimore

Zona industriale Vidin
Foto: nciz.bg

A është e mundur një qendër e rëndësishme ekonomike, si Sofja, e cila gjeneron afro 40 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto të vendit të ndikojë mbi zhvillimin e regjionit më të prapambetur të Bullgarisë – ai veriperëndimor? – E kërkojmë përgjigjen nga ekonomisti Adrian Nikollov nga Instituti për Ekonomi të Tregut. Tema është pjesë e serisë së artikujve të Radio Bullgarisë kushtuar dallimeve regjionale ekonomike të vendit.

Qendrat e mëdha tregtare tërheqin punonjës nga distanca të largëta. Duke e studiuar këtë proces para dy vitesh Instituti për Ekonomi të Tregut zhvilloi një analizë të specializuar për punonjësit të cilët udhëtojnë nga dhe deri në qendrat e mëdha tregtare te ne.

Del se Sofja tërheq më shumë se 10 për qind prej krahut të punës nga bashkitë, që janë rreth 100 km. larg kryeqytetit, si Mezdra për shembull. Po flasim për distanca shumë të mëdha, të cilat nuk përbëjnë problem për punonjësit. Mirëpo, mungesa e infrastrukturës, sidomos e infrastrukturës cilësore në veri të kryeqytetit në fakt është një prej pengesave më të mëdha. Për krahasim, në disa regjione si Varna dhe Plovdiv (Bullgari Lindore ose Qendrore), po flasim për integrimin e 5 - 10 bashkive në një bërthamë kompakte ekonomike, ku njerëzit mund të udhëtojnë nga një bashki deri në një tjetër. Derisa në Bullgarinë Veriore kjo vëzhgohet gjithnjë e më rrallë, sidomos në vendet më të largëta, si për shembull qytetet pranë lumit Danub Llom dhe Ruse.”


Me sa është efektiv ndërtimi i zonave industriale në regjionet e prapambetura?

Krijimi i zonave industriale ishte i suksesshëm, sidomos në disa rajone jugore të Bullgarisë. “Trakia” në Plovdiv është ndoshta shembulli më i dukshëm, por edhe Stara Zagora ka qëllim të krijojë një zonë të tillë, si dhe Varna. Sofja ka një bërthamë të ngjashme në Bozhurishte (rreth 13 km. në perëndim të qendrës së kryeqytetit), e cila funksionon mjaftë mirë. Por ato janë krijuar në rajone me biznes të zhvilluar aktiv. Domethënë, po të duhet të krijohet një zonë industriale, e cila të jetë integruar sipas modelit të „Trakisë”, kjo mund të ndodhë në Gabrovo, ose Sevlievo (qytete në Bullgarinë Qendrore, të cilat kanë tradita në prodhimin industrial). Mirëpo, po të bëjnë provë të krijojnë një zonë të tillë ekonomike nga zeroja në Llom dhe në Silistra (në bregun e lumit Danub), unë personalisht nuk kam shpresa të mëdha se ky model do të funksiononte po të mungojnë faktorë të tjerë.

Kjo që propozojmë si politikë konkrete është transferimi i një pjese të tatimit mbi të ardhurat e buxhetit shtetëror në administratat bashkiake. Bashkitë e dinë se si funksionon ekonomia vendase, cilat janë nevojat, çfarë mund t’i propozojnë një investitori. Derisa planifikimi qendror i 265 bashkive të veçanta, i njësive të veçanta ekonomike është shumë i vështirë. Transferimi i më shumë resurseve të veta për përmirësimin e mjedisit të biznesit në bashki është një pjesë e vendimit. Kjo nuk ka se si të ndodhë para se të zhvillohet reforma administrative shtetërore, sepse bashkitë tona janë tepër shumë dhe nuk u përgjigjen kritereve për ekzistencë.

Fondet evropiane njëkohësisht e ndihmojnë dhe e vështirësojnë zhvillimin e bashkive në Bullgari – thotë analizatori Adrian Nikollov dhe saktëson:

Pushteti vendor është me kapacitet të kufizuar administrativ. Për këtë shkak ai mund të përqendrohet ose mbi absorbimin e fondeve evropiane, ose mbi përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe tërheqjen e një biznesi të mirë. Gjatë 10 viteve të fundit shumë prej tyre zgjodhën fondet evropiane dhe jo përmirësimin e ambientit.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

1.6 milionë bullgarë punojnë me paga nën nivelin e jetesës

1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..

botuar më 24-10-24 1.17.MD

Pikëpamjet e ekspertëve për politikën financiare të shtetit në pragun e një Kuvendi të ri dhe Projektbuxhetin 2025

Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..

botuar më 24-10-24 7.30.PD

Paga minimale do të rritet me 144 leva vitin e ardhshëm

Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..

botuar më 24-10-23 3.21.MD