Kemi kapacitet dhe forca të përballemi me problemin e koronavirusit. Një shembull i tillë është Pleveni, i cili po bën të gjitha përpjekjet dhe mobilizon tërë potencialin e bashkisë së qytetit. Është me rëndësi të mos ketë ndërprerje të procesit teknologjik, tha Presidenti Rumen Radev duke vizituar një prej uzinave në rajon. Në Pleven u regjistruan dy raste të koronavirusit. Kreu i Shtetit bëri thirrje që të mos ketë panik dhe të mos ndërpritet jeta shoqërore. Mund të prodhojmë atë për të cilën kemi nevojë, deklaroi Kryeministri Bojko Borisov, i cili kontrolloi prodhimin e maskave mbrojtëse në Gabrovo. Në Gabrovo, i cili është një qendër e rëndësishme industriale në vend, gjithashtu ishin regjistruar dy raste të koronavirusit.
Tridhjetë grupe nga e gjithë vendi marrin pjesë në edicionin jubilar të dhjetë të Festivalit Kombëtar Folklorik “Ritmi i Bullgarisë” nëqytetin e Bullgarisë Veri-Qendrore Lloveç. Ato do të performojnë në skenën në lagjen "Varosha", njoftoi BTA..
Aeroporti “Vasill Levski” – Sofja mori çmimin ACI EUROPE "Aeroporti më i Mirë në Evropë". Dallimi është në kategorinë për aeroportet me një trafik prej 5 deri në 10 milionë pasagjerësh, njoftoi operatori SOF Connect. "Njohja është një shkak..
Sfidat me të cilat përballet sektori i energjisë në Bullgari dhe rajon u diskutuan nga Ministri i Energjisë Zhecho Stankov dhe Zëvendëspresidentja Ekzekutive e Komisionit Evropian për Tranzicion të Pastër, të Drejtë dhe Konkurrues Teresa Ribera,..
Projektraporti i Parlamentit Evropian mbi progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt BE-së u miratua nga Komisioni i Punëve të..
Duhet të jemi shumë të kujdesshëm që Bullgaria të mos përfshihet në konfliktet që po përshkallëzohen. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev për..
Një delegacion bullgar i kryesuar nga kryeministri Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë në takimin e NATO-së që fillon më 24 qershor në Hagë, me fokus në..