62 janë pacientët, të cilët janë infektuar me COVID-19, informoi udhëheqësi i shtabit të posaçëm kundër sëmundjes gjeneral Vencisllav Mutafçijski. 240 janë kampionët e analizuar gjatë së hënës (16 mars) dhe 10 prej tyre janë pozitive. Shumica e pacientëve ndodhen në shtëpitë e tyre, vetëm 16 mjekohen në spitale.
Kryeministrit Bojko Borisov, gjeneralit Mutafçijski dhe të gjithë anëtarëve të shtabit të jashtëzakonshëm u janë marrë mostra. Analizat tregojnë se ata nuk janë prekur nga koronavirusi.
Mitropoliti i qytetit të Plovdivit Nikollaj urdhëroi çdo natë nga ora 21.00 deri në orën 21.15 të tingëllojnë kambanat e të gjitha kishave në Plovdiv në shenjë përkrahjeje, respekti dhe solidariteti me specialistët e mjekësisë, të cilët kujdesen për të sëmurët.
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..