Një nga masat e ndërmarra për kufizimin e rasteve të reja të infektimit me koronavirusin ishte heqja e të gjitha veprimtarive në të cilat mblidhen shumë njerëz. Përveç formacioneve muzikore dhe muzikantë të veçantë, këtë masë e respektojnë edhe trupat teatrore. Si rezultat sallonet e teatrove mbetën boshe. Megjithëkëtë admiruesit e artit teatror nuk mbetën gjatë pa shfaqjet e dashura. Teatri bashkiak “Vëzrazhdane” në kryeqytet filloi të transmetojë online disa vepra të preferuara nga publiku në sallonin bosh. Kështu më 10 mars para “publikut nën karantinë” dhe në sallonin bosh, u shfaq pjesa e shkrimtarit dhe dramaturg rus Anton Pavlloviç Çehov “Xha Vanjo”, ndërsa më 14 mars – shfaqja “Alo, alo” nga Jeremy Lloyd dhe David Croft. Vallë, a ka mundësi që këto transmetime online të tërheqin një publik të ri i cili pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme dhe hapjes së teatrove të fillojë të frekuentojë shfaqjet? Këtë e pyetëm artistja Allbena Pavllova, e cila mendon:
"Më duket si një skenar i mundshëm megjithëqë nuk kam menduar për këtë. E vetmja që ngjall shqetësim është se artistët mblidhen për të luajtur shfaqjen, por ideja është që të mos grumbullohen shumë njerëz në një vend. Mirëpo, efekti pozitiv është fakt dhe ka të ngjarë se mund të provokojë interesin e më shumë njerëzve ndaj shfaqjeve teatrore."
Në një intervistë kryetari i Lidhjes së Artistëve në Bullgari Hristo Mutafçiev ishte kategorik, se pagat e artistëve gjatë periudhës nën karantinë do të shlyhen. Ai shtoi, se do të ngulë këmbë të shfrytëzohen fonde nga të cilat ata të shpërblehen pas krizës. Mirëpo, sipas artistes Allbena Pavllova në situatën e tanishme:
"Të moshuarit kanë më shumë nevojë për ndihmë. Kështu që në se ka domosdoshmëri do të jetë më mirë që këto mjete të shfrytëzohen për ta. Ne punojmë dhe do të përballojmë situatën. Herët ose vonë gjërat do të normalizohen dhe publiku do të rikthehet në sallonet. Dhe jam optimiste për këtë sepse në Sofje shumë pak janë biletat që rikthehen. Njerëzit më shpesh telefonojnë për të pyetur kur do të ketë shfaqje, jo kur mund të rikthejnë biletat e tyre. I gëzojmë përkrahjes së publikut që prej vitesh. Kështu që nuk mendoj se publiku do të tërhiqet dhe nuk do të ketë nevojë për shfaqje teatrore."
Sipas artistes Allbena Pavllova me gjithë bezditë që krijojnë masat kundër përhapjes së virusit janë me kohë dhe shtabi i krijuar për përballimin e krizës “punon me profesionalizëm të jashtëzakonshëm, me disiplinë dhe me përgjegjësi për të gjithë ne”. “Në fund të fundit ritmi i jetës do të rivendoset dhe është çështja e kohës që kjo të ndodhë. Mirëpo, është e qartë se tani është koha të qëndrojmë në shtëpi” – shtoi artistja. Paniku dhe blerja e pakontrolluar e mallrave ushqimore, të cilëve jemi dëshmitarë ditët e fundit, janë reagim i tepruar.
"Atë të cilën e dëshiroj të këshilloj njerëzit është që të mos kenë frikë, të bëjnë atë që duhet dhe të respektojnë vet izolimin e rekomanduar – është kategorike artistja. – Këtë duhet ta bëjmë për të afërmit dhe për veten. Gjëja tjetër e rëndësishme është të marrim vitamina, të pimë çaj, të pastrojmë sipërfaqet me alkool, të lajmë shpesh herë duart. Këto janë gjëra të rëndësishme të cilat shpëtojnë jetën."
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: theater.bg, Emill Nikollov“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...