Në një briefing në Këshillin e Ministrave u njoftua se tashmë ka filluar punë një Qendër e sapothemeluar Logjistike për menaxhimin e furnizimeve të lidhura me koronavirusin. Është krijuar një organizatë për furnizime të veshjeve të mbrojtjes, maskave dhe mjeteve të tjera mbrojtëse. Qendra ndihmohet nga një ekip prej shkencëtarësh, matematikanësh, specialistësh të statistikës nga Akademia Bullgare e Shkencave, të cilët sigurojnë të dhëna dhe prognoza në kohë reale. Sipas modeleve matematike të përpunuara nga shkencëtarët masat e ndërmarra për kufizimin e përhapjes së koronavirusit tashmë japin rezultat dhe në qoftë se karantina respektohet në kuadrin e dy javëve mund të vëzhgohet ulje e rritjes së të sëmurëve, ndërsa në kuadrin e dy-tre muajve epidemia mund të kufizohet.
Tridhjetë grupe nga e gjithë vendi marrin pjesë në edicionin jubilar të dhjetë të Festivalit Kombëtar Folklorik “Ritmi i Bullgarisë” nëqytetin e Bullgarisë Veri-Qendrore Lloveç. Ato do të performojnë në skenën në lagjen "Varosha", njoftoi BTA..
Aeroporti “Vasill Levski” – Sofja mori çmimin ACI EUROPE "Aeroporti më i Mirë në Evropë". Dallimi është në kategorinë për aeroportet me një trafik prej 5 deri në 10 milionë pasagjerësh, njoftoi operatori SOF Connect. "Njohja është një shkak..
Sfidat me të cilat përballet sektori i energjisë në Bullgari dhe rajon u diskutuan nga Ministri i Energjisë Zhecho Stankov dhe Zëvendëspresidentja Ekzekutive e Komisionit Evropian për Tranzicion të Pastër, të Drejtë dhe Konkurrues Teresa Ribera,..
Po lançohet një faqe e re interneti që do të shërbejë si një dosje e hapur mbi shkeljet e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, raportoi..
Gjithnjë e më shumë studentë të huaj kanë zgjedhur universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë bullgar në vitet e fundit, sipas një ankete të..