Prokuroria e Sofjes bëri të ditur se ka filluar kontroll të veprimeve të Bashkisë së Kryeqytetit të lidhura me parandalimin e përhapjes së koronavirusit në lagjet “Fakullteta”, “Filipovci”, “Hristo Botev”, “Dimitër Milenkov” dhe “Orllandovci”, ku banojnë kryesisht romë. Nga Kryetarja e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova gjithashtu është kërkuar informacion për masat e ndërmarra ndaj grupeve të mëdha të shtetasve bullgarë, që janë kthyer nga shtete të rrezikuara dhe nuk e respektojnë karantinën e detyrueshme. Kryebashkiakja u drejtoi apel njerëzve të moshuar për t’u mbetur në shtëpi, ndërsa prindërit dhe të rinjtë të mos vizitojnë sheshet për fëmijë, sheshet sportive në parqe dhe kopshte. Sipas Fandëkovës po të ketë disiplinë nuk do të arrihet në shpalljen e karantinës së plotë në tërë vendin.
Vizita e zëvendëskryeministrit Atanas Zafirov dhe delegacionit që ai kryeson në Taxhikistan filloi me një takim pune me ministrin e punës, migracionit dhe punësimit të Taxhikistanit, Holmahmaxoda Soleha. Gjatë vizitës tre-ditore planifikohen një..
Shumica e bullgarëve janë optimistë për BE-në dhe presin që komuniteti të sigurojë paqen së pari. Kjo tregohet nga të dhënat e Eurobarometrit të paraqitura nga Komisioni Evropian, raporton BTA. Të pyetur se çfarë masash do të ndërmerrte BE-ja..
Parlamenti ka hedhur poshtë përsëri propozimin e partisë "Vëzrazhdane" për të mbajtur një referendum për miratimin e euros. 50 deputetë votuan "pro", 112 "kundër", 53 abstenuan. Nga partitë opozitare, MEÇ, "Veliçie" dhe "Vëzrazhdane"..
Vetëm në tre rajone në Bullgari pensionet mesatare tejkalojnë 1000 leva / 500 euro/ – këto janë rajoni i qytetit të Sofjes, Perniku dhe Burgasi. Për..
Pothuajse çdo fëmijë i tretë në vendin tonë jeton në varfëri materiale, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave për vitin e kaluar,..