Ministri i financave Vlladisllav Goranov është i bindur se kriza me koronavirusin nuk do të pengojë procesin e aderimit të Bullgarisë në mekanizmin ERM II dhe në Eurozonë, por sipas tij proceset mund të vonohen. Goranovi tha se sot nuk mund të prognozohet deficiti buxhetor në fund të vitit. Sipas tij nuk do të arrijmë qëllimet e vendosura paraprakisht sa u përket shpenzimeve dhe të ardhurave.
Pritjet tani për tani janë për humbje në pjesën e të ardhurave për rreth 1,5 mlrd. euro. Dhe po të llogarisim dhe shpenzimet suplementare, të cilat janë të pashmangshme, ndoshta deficiti do të rritet edhe më shumë.
Pavarësisht nga kjo Goranovi është i mendimit se sistemi fiskal i Bullgarisë ka mjaftë resurse për të përballuar krizën.
“Është e qartë se kriza politike vazhdon dhe zgjidhja e saj kërkon jo vetëm lënien mënjanë të interesave personale dhe partiake, por kërkon edhe sjelljen e dukur.” Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në margjinat e Kuvendit Popullor pasi deputetët..
Pas debateve të ashpra, parlamenti hodhi poshtë kabinetin e propozuar nga GERB-SDS me kryeministrin Rosen Zheljazkov. 98 deputetë e mbështetën, 138 deputetë votuan “kundër”, dy abstenuan. Kujtojmë se Zheljazkov, që përfaqëson forcën e parë politike në..
Optimizmi ukrainas përplaset me skepticizmin bullgar dhe evropian përpara samitit të NATO-së, me ndarjet që shfaqen mbi shpenzimet e mbrojtjes dhe se si do të përfundojë lufta. Këto janë përfundimet në një raport të bazuar në një studim të ri të..
Ditën e premte do të mbizotërojë mot me diell. Kryesisht në Bullgarinë Lindore do të mbajë vranësira, por vetëm në disa rajone do të ketë reshje të..
Gushti nuk është muaji më i mirë për një fushatë zgjedhore, as zgjedhje deri në mes të shtatorit. Këtë e tha presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë..
Qëndrimi i Bullgarisë në lidhje me Republikën e Maqedonisë së Veriut është i pandryshuar – vendi ynë kërkon që të respektohen marrëveshjet e..