Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kuvendi Popullor votoi Ligjin për gjendjen e jashtëzakonshme

Seanca e Kuvendit Popullor për Ligjin për gjendjen e jashtëzakonshme
Foto: BGNES

Kuvendi Popullor votoi dhe miratoi në lexim të dytë Ligjin për gjendjen e jashtëzakonshme. Gjatë kohës së situatës së jashtëzakonshme nëpunësit dhe punëtorët do të mund të përdorin vetëm pushimin e tyre të paguar vjetor, kurse punëdhënësit janë detyruar të sigurojnë kushte të sigurta për punë. Janë ndaluar udhëtimet e biznesit, mbyllen sallat sportive, palestrat, diskotekat, lokalet, restorantet dhe qendrat tregtare. Ndalohen dhe të gjitha ngjarjet sportive dhe kulturore dhe vizitat në burgje.

Ministri i shëndetësisë ka të drejta të aplikojë dhe kufizime të tjera në rast të nevojës. Ushtarët mund të zbatojnë masat e parashikuara për gjendjen e jashtëzakonshme, mund të kontrollojnë njerëzit në rrugë duke kërkuar informacion për identitetin e tyre dhe mund të ndalojnë trafikun.

Deri në përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme pezullohen efektet e pagesave të vonuara të borxheve, si interesa dhe gjoba. Pezullohen ekzekutimet e sekuestrimeve dhe afatet e çështjeve gjyqësore në pritje. Kufizime do të ketë dhe sa u përket procedurave noteriale – do të kryhen vetë ato më urgjentet. Ndërpriten të gjitha shitjet e shpallura publikisht dhe procedurat e hyrjes në posedim. Zgjatet me 6 muaj dhe afati i vlefshmërisë së dokumenteve personale si letërnjoftimet dhe lejet e shoferëve. Afati për pagimin e korrentit bëhet më i gjatë – nga 10 deri më 20 ditë.

Kryetarët e bashkive mund të marrin vendim për angazhimin e të regjistruarve në Zyrat e Punësimit në zbatimin e punës me interes publik të lidhur me dezinfektimin e hapësirave publike.

Për periudhën e gjendjes së jashtëzakonshme marrja e ndihmës sociale për fëmijët nuk do të varret nga frekuentimi i rregullt i fëmijës në shkollë apo në kopshtin e fëmijëve. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev

Presidenti kërkon përgjigje nga institucionet lidhur me sinjalet e blerjes së votës

Shpallja e rezultateve zyrtare të zgjedhjeve , në vend që të qetësojë shoqërinë, shkakton tension dhe ngre pikëpyetje për drejtësinë e votimit. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në qëndrimin e tij për zgjedhjet e parakohshme parlamentare,..

botuar më 24-10-31 12.09.MD

KQZ saktësoi se partisë “Veliçie” nuk i mjaftuan 21 vota për të hyrë në parlament

21 vota nuk i arritën partisë “Veliçie” për të hyrë në parlamentin e ri. Kështu ka deklaruar kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Rosica Mateva. KQZ njoftoi shpërndarjen përfundimtare të mandateve në Parlamentin e 51-të..

botuar më 24-10-31 11.27.PD

SHBA sanksionoi 3 kompani në Bullgari për eksporte të ndaluara në Rusi

Kompanitë bullgare janë sanksionuar nga SHBA për mbështetjen e industrisë ushtarake ruse. Sipas Departamentit të Shtetit dhe Departamentit të Thesarit në Uashington, ata kanë furnizuar komponentë avionësh etj. të cilat Rusia i ka përdorur për të..

botuar më 24-10-31 9.28.PD