Kuvendi Popullor miratoi veton e Presidentit Rumen Radev mbi tekstet kontradiktore të Ligjit për masat në gjendjen e jashtëzakonshme, të votuara në lidhje me epideminë e koronavirusit.
Motivet e Presidentit janë se me disa dispozita të këtij ligji shkelet e drejta e lirisë së fjalës dhe nga Ligji nuk bëhet e qartë se çfarë do të thotë “rritje e pajustifikueshme e çmimeve” në masat për luftimin e spekulimit.
Kryeministri Borisov njoftoi se Bullgaria ka kërkuar 1 miliona teste për COVID-19 në kuadrin e porosisë së përbashkët evropiane. Me këto teste do të mund të analizohen mostrat e të gjithë pacientëve, të cilët kanë nevojë për analiza, jo si tani – testet përdoren vetëm për pacientët e sëmurë, apo për ata që i kanë simptomat e infektimit, shpjegoi Borisovi.
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..