Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të gjithët do të ndiejmë pasojat ekonomike të COVID-19, por më të prekurit do të jenë të papunët dhe ata që punojnë në informalitet

Foto: BGNES

Në kushtet e përhapjes së koronavirusit, Ligji i ri që sapo hyri në fuqi për gjendjen e jashtëzakonshme në Bullgari përcakton mekanizmat, të cilat do të mbrojnë njerëzit dhe do të kufizojnë dëmet për ekonominë në situatën e krizës. Masat parashikojnë pezullimin e sekuestrimeve financiare për personat fizikë dhe pezullimin e efekteve negative për njerëzit në se ata vonojnë pagimin e detyrimeve të tyre financiare. Kufizohen dhe procedurat noteriale. Punëdhënësit mund t’u sigurojnë mundësi nëpunësve të tyre të punojnë nga shtëpitë dhe mund t’i detyrojnë punëtorët të përdorin gjysmën e pushimeve vjetore në periudhën e gjendjes së jashtëzakonshme. Hiqen kufizimet për punë jashtë orarit. Rriten gjobat për shkelje administrative të lidhura me aplikimin e masave kundër epidemisë – ato do të jenë nga 2500 euro deri më 50 000 euro etj.

Masat kundër krizës duhet të zbatohen menjëherë, sepse vonimi, madje me disa ditë mund t’i bëjë ato të pakuptimta, mendojnë analistët.

Mekanizmat shtetërore për mbrojtje do të jenë efektive vetëm për njerëzit që punojnë në ekonominë legale, kurse ata që janë në informalitet janë më të pambrojtur në këtë situatë, paralajmëroi ekonomisti Petër Ganev në një intervistë për BNR.

“Problemi i madh është se ka shumë njerëz, të cilët janë të varur nga dinamika e ekonomisë dhe nuk kanë rezerva financiare. Dhe në momentin kur duhet të mbeten në shtëpitë e tyre, ata nuk mund shpejtë të gjejnë punë të re dhe mbeten pa të ardhura. Në të njëjtën kohë shpenzimet mbeten të njëjtat. Nga kjo pikëpamje mund të themi se ka njerëz, të cilët do të jenë më të prekur nga kriza dhe ata punojnë kryesish në sektorin informal”, komentoi ekonomisti. “Prandaj është me rëndësi të ketë mekanizma, të cilat do t’i zbutin efektet negative. Të tilla janë për shembull i ashtuquajturi “patronazh social” dhe ndihma e qeverisë për mbulimin e 60% prej pagave të punëtorëve me qëllim evitimin e falimentimit të shpejtë të bizneseve të vogla, të cilat nuk kanë mjaft resurse për të mbijetuar gjendjen e jashtëzakonshme dhe krizën, e cila me siguri do të pasojë. Por duhet menduar dhe për masa për të papunët dhe të punësuarit në informalitet”, këshillon Petër Ganev.

Kriza do të provojë dhe do të afirmojë masa efektive sociale dhe shërbime shtetërore, si “patronazhi social”. Deri tani roli i tij ka qenë nënvlerësuar, kurse tani zë një vend qendror – baskitë lëshojnë më shumë mjete financiare për të siguruar ushqim dhe shërbime komplekse për njerëzit e moshuar.

Përsëri për shkak të masave të jashtëzakonshme tashmë do të duhet të shpjegojmë arsyet për udhëtimet tona jashtë qyteteve ku jetojmë, apo kur bëjmë shëtitje në park, do të duhet të respektojmë orën policore dhe policët do të kenë të drejtën të kontrollojnë secilin në rrugë. A kërcënon koronavirusi demokracinë dhe të drejtat tona dhe si do të kthehemi tek mënyra e zakonshme e jetës pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme?

„Ka njerëz, të cilët përpiqen të na bindin sa efektivisht mund të veprojmë kur ndodhemi në gjendje të jashtëzakonshme. Ka dhe ekspertë, të cilët lancojnë idenë se është mirë të mbetet ky planifikim që është i mundshëm vetëm në situatën e masave të jashtëzakonshme. Sipas meje gjatë kohës së luftës me pandeminë kemi nevojë për organizim të tillë dhe për menaxhim të centralizuar, i cili do të lehtësojë kufizimin e përhapjes së virusit. Por menjëherë pasi e kapërcejmë këtë krizë më e rëndësishmja do të jetë që menjëherë të kthehemi tek liria, te ristrukturimi i ekonomisë” – është i mendimit Ganevi. “Ashtu si shumë shpejtë imponuam gjendjen e jashtëzakonshme, po aq shpejtë duhet të kthehemi mbrapa në të njëjtën rrugë”.

Përpiloi: Elana Karkallanova

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria i plotëson kriteret për anëtarësim në Eurozonë

Në fund të vitit 2024 treguesit makroekonomikë të vendit tonë përmbushin plotësisht kriteret e Mastrihtit për anëtarësim në Eurozonë, informon BGNES. Sipas të dhënave të Eurostat-it, inflacioni nga qershori deri në nëntor është nën 3%, që është kërkesa për..

botuar më 25-01-07 9.18.PD

Një apartament 100 metra katorë në Bullgari kushton 199 paga mesatare

Në 11 qytete rajonale të vendit, 1 metër katror siperfaqe banimi kushton me pak se 1000 euro. Në 13 qytete rajonale, çmimi është nga 1000 në 1400. Në Sofje dhe Varna një metër katror është 2400 euro, tha për BNR Dobromir Ganev nga Shoqata Kombëtare e..

botuar më 25-01-06 10.19.PD

2025-ta parashikon mbijetesë të vështirë për biznesin mes paqëndrueshmërisë politike dhe sfidave të politikës së jashtme

Diskutimi dhe votimi i ligjit më të rëndësishëm financiar në vend, pikërisht “Buxheti 2025”, u shty në Kuvend për vitin 2025. "Nëse nuk kemi një buxhet të miratuar deri më 19 janar, atëherë gjithçka do të ndalet në shtet. Edhe shkollat, edhe spitalet, edhe..

botuar më 25-01-04 11.15.PD