Me qëllim të analizohet se si zhvillohet epidemia e koronavirusit në Bullgari fillon testimi i shpejtë i një mijë njerëzve nga grupet më të rrezikuara – policë, shoferë në transportin urban, shoferë të ambulancave. Këtë e tha kryeministri Bojko Borisov pas mbledhjes së Këshillit Evropian, e cila herën e tretë u zhvillua nëpërmjet konferencës video. Testimi do të përsëritet pas një muaji për të vendosur me sa u rrit numri i të infektuarve dhe sa veta u shëruan. Mbi ato të dhëna do të analizohet se kur do të jetë piku i infektimit, shpjegoi kryeministri. Sipas tij masat e deritanishme kundër COVID-19 në Bullgari janë të sakta dhe me kohë dhe një përparësi i vendit është se nuk është objekt i fluksit të migrantëve.
Në kuadër të vizitës së tij në Japoni, Presidenti Rumen Radev u takua në Tokio me Kryeministrin japonez Shigeru Ishiba. Të dy nënshkruan një Deklaratë të përbashkët për ngritjen e marrëdhënieve dypalëshe midis Bullgarisë dhe Japonisë në nivelin e..
Në një ceremoni të veçantë, Ministri i Arsimit dhe Shkencës Krasimir Vëllçev lançoi ndërtimin e Qendrës Kombëtare STEM në Parkun Teknologjik të Sofjes (STEM - Science, Technology, Engineering and Mathematics). Investimi kap vlerën e mbi 34..
Një nga problemet më të mëdha me të cilat u përball qeveria është vështirësia që kanë bizneset në gjetjen e punëtorëve. Këtë e deklaroi zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov gjatë diskutimit kombëtar "Qasja në tregun e punës të punëtorëve nga vendet..
Presidenti synon ta referojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Por kjo nuk do të ndikojë në raportin e pritur nga Komisioni Evropian mbi gatishmërinë e..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 14°. Në Sofje, do të jetë rreth 8°. Gjatë ditës , nga perëndimi në lindje, do të ketë..
Presidenti Rumen Radev ftoi bizneset japoneze të investojnë në Bullgari. Ai mori pjesë në një forum ekonomik në Tokio, të organizuar nga Organizata e..