Faza e testit të tregut për rezervimin e kapacitetit të terminalit për gaz të lëngëzuar natyror afër Aleksandrupolisit përfundoi me sukses. Kompanitë greke ndërkombëtare dhe konsumatorët ripohuan interesin e tyre, bëri të ditur kompania Gaztrade. Ofertat janë për një periudhë deri në 15 vjet dhe arrijnë një vëllim prej 2.6 mlrd metrash kubikë në vit. Gazi i lëngëzuar natyror në LNG terminalin do të rigazifikohet dhe transferohet në Bullgari, Rumani, Serbi dhe tregje të tjera në Evropën Juglindore. Sasitë do të kalojnë përmes Bullgarisë nëpërmjet interkonektorit me Greqinë. Shoqëria shtetërore bullgare Bulgartransgaz tashmë mori 20 për qind prej terminalit në Aleksandrupolis.
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..