Ekonomia botërore mund të shkojë drejt recesionit më të rëndë në krahasim me atë të vitit 2009. Këtë e tha drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar bullgarja Kristalina Georgieva. Prognozat e Fondit tregojnë se rimëkëmbja mund të pritet gjatë vitit 2021, por vetëm në se vendet arrijnë ta kufizojnë përhapjen e koronavirusit dhe t’i kontrollojnë proceset negative ekonomike.
Shqetësimi kryesor është lidhur me një valë eventuale falimentimesh dhe pushimesh nga puna – diçka që mund ta prishë strukturën e shoqërive tona. Deri tani 81 vende kanë kërkuar ndihmë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në lidhje me krizën me COVID-19.
Georgieva nënvizoi se organizata është gati t’ua ofrojë tërë resursin e vet kreditor prej 1 trilionë dollarësh të prekurve prej virusit.
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..