Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria po merret vesh me Turqinë për pakësimin e vargjeve të maunave në kufi

Foto: BGNES

Ministrja e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva bëri të ditur se Bullgaria po zhvillon bisedime me Turqinë për pakësimin e vargjeve të maunave dhe kamionëve në kufi. Një prej shkaqeve për këtë grumbullim automjetesh është fakti se Turqia disponon një listë me shtete, në të cilën është përfshirë edhe Bullgaria, shoferët e të cilave duhet të vendosen në karantinë. Ka variante të ndryshme për përballimin e problemit. Nga ana bullgare u propozua zëvendësimi i shoferëve me të tillë, të cilët tashmë kanë kaluar një karantinë të tillë 14 ditore në Bullgari.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryeministri raportoi për 100 ditët e para të qeverisjes

Është shumë e rëndësishme, kur flasim për 100 ditët e para të qeverisë, të kemi parasysh se ajo miratoi programin e saj, buxhetin e shtetit dhe përballoi dy vota mosbesimi, tha kryeministri Rosen Zheljazkov. Në hapje të mbledhjes së Këshillit të..

botuar më 25-04-23 11.32.PD

Gjykata e Drejtësisë e BE-së ka ndaluar një skemë të përhapur të mashtrimit të kredive të shpejta në Bullgari

Gjykata e Drejtësisë e BE-së në Luksemburg ka kufizuar abuzimet e kompanive të kredive të shpejta. Magjistratët vendosën që tarifat e garantuesit duhet të përfshihen në çmimin e kredisë, në të ashtuquajturën “përqindje vjetore e shpenzimeve”...

botuar më 25-04-23 11.14.PD

Mbrojtja evropiane ofron mundësi për prodhuesit bullgarë

Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë pret sot një seminar informues me temë "Mbrojtja evropiane dhe mundësitë për biznesin bullgar në zhvillimin dhe prodhimin e produkteve mbrojtëse". Qëllimi kryesor i seminarit është njohja e kompanive inovative..

botuar më 25-04-23 5.10.PD