Kryetarja e Komitetit Olimpik Bullgar dhe rekordere botërore e kërcimit së larti Stefka Kostadinova inkurajoi bullgarët dhe i bëri apel për dhurim dhe për respektim të udhëzimeve për mbrojtje nga COVID-19. Në një intervistë për Radion Darik ajo shprehu kënaqësi nga vendimi i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik për shtyrjen e Lojërave Olimpike me një vit. Sipas saj ky është një vendim i mirë, sepse mijëra sportistë nuk ishin në gjendje të plotësojnë normativat për shkak se startet e kualifikimeve olimpike u shtynë.
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u ngjit me një pozicion në renditjen e Shoqatës së Profesionistëve të Tenisit (ATP). Javën e kaluar, Grigor mori pjesë në turneun e serisë Masters në kryeqytetin spanjoll Madrid, ku arriti në raundin e katërt..
Ansambli bullgar i vajzave fitoi të tre medaljet e arta në Kupën Evropiane të Gjimnastikës Ritmike në Baku. Raja Bozhillova, Joana Moteva, Anania Dimitrova, Gabriella Trajkova, Ivajlla Vellkovska dhe Elena Hristova, të cilat u bënë kampione..
Ditën e parë të Kampionatit Botëror të Peshëngritjes për të Rinj, Vajza dhe Djem në Lima, Bojana Kostadinova fitoi dy medalje. Te vajzat nën 17 vjeç, në kategorinë 49 kilogramë, ajo arriti medaljen e bronztë në dygarësh me 164 kilogramë. Në shtytje me..