Dy veta u arrestuan për trafikun e heroinës gjatë një operacioni të specializuar të Drejtorisë së Përgjithshme të Luftimit të Krimit të Organizuar. Njeri prej të arrestuarve është shtetas i huaj me qëndrim të përhershëm në Bullgari. Dy persona të tjerë u shpallën për kërkim ndërkombëtar. Në ecurinë e hetimit në parkingun e kamionëve në qytetin e Bullgarisë Jugore Haskovo në një kamion me regjistrim bullgar u zbuluan 72 kilogram heroina për më se 5 milion euro, ose 10 milion leva. Narkotiku transportohej nga vende të Lindjes së Mesme përmes Bullgarisë për në Evropën Perëndimore.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..