Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri bullgar bisedoi me trashëgimtarin e emiratit Abu Dabi

Bojko Borisov
Foto: BGNES

Në një bisedë telefonike me sheikun Mohammed bin Zayed Al Nahya trashëgimtar i emiratit Abu Dabi dhe zëvendës kryekomandant i forcave të armatosura të Emirateve të Bashkuara Arabe kryeministri bullgar Bojko Borisov informoi për hapat e qeverisë për riorganizimin e ekonomisë kombëtare në kushtet e pandemisë COVID-19. Zoti Borisov theksoi se që prej javësh prodhohen veshje mbrojtëse, syza dhe pajisje të tjera për nevojat e njerëzve që janë në vijën e parë të luftimit të koronavirusit. Një vëmendje speciale iu kushtua sigurisë së furnizimeve të produkteve ushqimore.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Po nderojmë kujtimin e ushtarakëve bullgarë të vdekur në Irak

Më 27 dhjetor 2024 mbushen 21 vjet që nga sulmi me kamionin-bombë në bazën e Indisë në qytetin Qerbela të Irakut. Si rezultat i shpërthimit, pesë ushtarakë nga kontingjenti i parë ushtarak bullgar që merrte pjesë në operacionin për stabilizimin dhe..

botuar më 24-12-27 5.05.PD

Parashikimi i motit për 27 dhjetorin

Gjatë natës reshjet do të dobësohen, ndërsa në Bullgarinë Perëndimore do të ndalen përkohësisht. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, në Sofje - rreth minus 4°. Të premten do të mbajë mot..

botuar më 24-12-26 7.05.MD
Prof. Hristo Pimpirev

Shkencëtarët tanë në bazën e Antarktidës festojnë Vitin e Ri disa herë

Me rastin e Vitit të Ri 2025, kreu i ekspeditës bullgare në Antarktidë, Prof. Hristo Pimpirev, i tha Radios Kombëtare Bullgare - Burgas se shkencëtarët tanë në Antarktidë tradicionalisht festojnë Vitin e Ri disa herë, në varësi të pranisë së huaj në bazë...

botuar më 24-12-26 6.06.MD