Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Te krahinat me koronavirus të zbuluar u shtua edhe ajo e qytetit Ruse

Gjeneral Mutafçijski
Foto: Qendra Qeveritare e Shtypit

Në brifingun mëngjesor më 1 prill shefi i Akademisë Ushtarako Mjekësore dhe kryetar i Shtabit Operativ Kombëtar për luftimin e koronavirusit gjeneral Vencisllav Mutafçijski tha, se numri i përgjithshëm i të infektuarve në Bullgari te ora e brifingut (08.00 orë lokale) është 412. Te krahinat me sëmundjen e zbuluar u shtua edhe ajo e qytetit Ruse, ku u regjistrua një burrë i infektuar i cili u kthye nga Austria ku nxirrte bukën e gojës. Nga 33 të regjistruarit me infektimin gjatë 24 orëve të fundit në spital u pranuan 23. Deri te data 1 prill të shëruarit  me dy teste negative janë 20 veta. Numri i përgjithshëm i të hospitalizuarve është 146 veta, prej të cilëve 14 janë në repartet intensive.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja mbeti e bllokuar pa transport publik

Një protestë nën sloganin: "Punë e denjë - pagë e denjë! Pa transport, nuk ka ekonomi!" pengoi automjetet e transportit publik të Sofjes të dilnin këtë mëngjes në të gjitha linjat e autobusëve, trolejbusëve dhe tramvajeve. Vetëm metroja..

botuar më 25-05-14 10.26.PD
Valldis Dombrovskis

Eurozona do të sigurojë stabilitet më të madh financiar për Bullgarinë

Anëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë do të ndihmojë zhvillimin e saj ekonomik. Sipas komisionerit evropian për çështjet ekonomike Valldis Dombrovskis, i cituar nga BNT, është koha që vendi të përfitojë nga të gjitha përfitimet që lidhen me..

botuar më 25-05-14 9.17.PD

Parashikimi i motit për 14 majin 2025

Gjatë natës , do të ketë reshje në zona të caktuara në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore, më intensive rreth dhe pas mesnatës në rajonin e maleve Rilla dhe Rodopet dhe përgjatë kreshtave perëndimore të malit Stara Pllanina. Do të ketë edhe..

botuar më 25-05-13 7.35.MD