Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria caktoi pikat kufitare për “korridore të gjelbra” me qëllim furnizimin e mallrave

Foto: BTA

Qeveria bullgare caktoi pikat kufitare në territorin bullgar përmes të cilave do të sigurohet kalim pa pengesa të mallrave. Plani për sigurimin e “korridoreve të gjelbra” në rrjetin rrugor evropian u propozua nga ministri i transportit, teknologjive të informacionit dhe komunikacioneve në përputhje të udhëzimeve të Komisionit Evropian. Në kufirin me Greqinë pikat kryesore janë Kullata dhe Kapitan Petko Vojvoda, ndërsa ajo e rezervës  - Ilinden. Pikat kryesore me Rumaninë janë ato te Vidin dhe Ruse, ndërsa ato rezerve – Orjahovo dhe Silistra. U caktuan pikat kufitare për kalim me shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë. Midis Bullgarisë dhe Serbisë është Kallotina, drejt Turqisë – Kapitan Andreevo, te Maqedonia e Veriut – Gjueshevo. Korridoret e gjelbra duhet të jenë të hapur për të gjitha automjetet që transportojnë mallra të çdollojshme.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

Bullgaria nuk do t'i japë para Ukrainës

Dje u bë një provë e re për një insinuatë se Bullgaria do t'i japë para Ukrainës, tha në parlament kreu i GERB-it Bojko Borisov. Në seancën e mbyllur të parlamentit për Samitin e NATO-së në Uashington, u bë e qartë se nuk bëhet fjalë fare për dhënien..

botuar më 24-07-05 11.09.PD
Rumen Radev

Sipas presidentit, zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen pas 15 shtatorit

Gushti nuk është muaji më i mirë për një fushatë zgjedhore, as zgjedhje deri në mes të shtatorit. Këtë e tha presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Banka e Vitit”. “Unë jam i detyruar të mendoj jo vetëm për..

botuar më 24-07-05 8.48.PD

Parashikimi i motit për 5 korrikun 2024

Ditën e premte do të mbizotërojë mot me diell. Kryesisht në Bullgarinë Lindore do të mbajë vranësira, por vetëm në disa rajone do të ketë reshje të shkurtra shiu. Era do të vazhdojë të fryjë nga drejtimi perëndimor kryesisht e dobët. Temperaturat do..

botuar më 24-07-04 7.35.MD