Me dekretë presidencial nënadmiral Emill Eftimov është emëruar në postin e shefit të mbrojtjes dhe mori gradën admiral. Ai ka filluar karrierën e vet në flotë gjatë vitit 1984. Ka kaluar përmes të gjitha gradave në marinë, ka qenë komandant i anijeve patrulluese dhe udhëheqës i bazës ushtarake në qytetin bregdetar Varna. Që nga viti 2016 është zëvendës shefi i mbrojtjes.
Ai zuri vendin e gjeneralit Andrej Bocev, i cili vdiq në moshën 60-vjeç. Admirali trashëgoi gjendjen e koklavitur të ushtrisë sonë, sidomos nga ana e kuadrove . Procesi i modernizimit dhe riarmatosjes është kërcënuar financiarisht për shkak të krizës me COVID-19.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..