Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti miratoi në lexim të parë zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme në Bullgari deri më 13 maj

Foto: BGNES

Me 122 vota “pro”, 47 “kundër” dhe 7 “abstenim” Kuvendi Popullor zgjati në lexim të parë gjendjen e jashtëzakonshme në Bullgari deri në 13 maj. Propozimi u parashtrua nga Këshilli i Ministrave më 2 prill 2020. E majta kërkoi nga pushtetarët analizë të efektit të masave parandaluese deri tani. Sipas saj gjendja e jashtëzakonshme duhet të jetë deri në fund të prillit. GERB akuzoi të majtën se nuk e kupton seriozitetin e problemit të pandemisë. Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) përkrahu kërkesën për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme, por kërkoi debat të kabinetit mbi masat.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qytetarët bullgarë tani kanë një të drejtë të rregulluar për falimentim personal

Parlamenti miratoi Ligjin e Falimentimit Personal, i cili është një kërkesë e BE-së për pagesën e dytë sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë që do të zbatohet. Tekstet parashikojnë që një debitor që nuk arrin të përmbushë detyrimin e tij,..

botuar më 25-06-20 10.27.PD

Eurogrupi rekomandoi që Bullgaria të miratojë euron nga 1 janari 2026

Eurogrupi rekomandoi unanimisht që Bullgaria të bëhet anëtari i 21-të i eurozonës. Vendet e zonës së monedhës së përbashkët i rekomandojnë Këshillit të BE-së që kjo të ndodhë nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Ministrat e financave të eurozonës..

botuar më 25-06-20 8.41.PD

Shumë muzikë dhe surpriza në Plovdiv me "Francofolies"

Artistë të preferuar bullgarë dhe francezë do të mblidhen në një skenë në Plovdiv për të prezantuar një përzierje hitesh bashkëkohore, klasike të arta dhe melodi të paharrueshme. Nga sot, 20 qershor, deri më 22 qershor, “Baza e Varkave” në qytetin e..

botuar më 25-06-20 5.00.PD